TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2026, 11:49

Plagosi me thikë kushëririn 71-vjeçar, arrestohet autori në Lushnjë 

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi me thikë kushëririn 71-vjeçar, arrestohet autori
Foto Ilustruese

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi plagosi me thikë kushëririn e tij pas një konflikti të ndodhur në lagjen "Loni Dhamo".

Në pranga ra Izet Ymeri, i cilise goditi me mjet prerës kushëririn e tij, Faslli Ymeri, 71 vjeç, pas një sherri për motive të dobëta.

I plagosuri u transportua fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë pas ngjarjes, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Gjatë veprimeve hetimore u sekuestrua edhe thika që dyshohet se u përdor në plagosje.

“Ditën e djeshme, në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë, ky shtetas dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, shtetasin F. Y., 71 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 71-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, si dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) të përdorur gjatë ngjarjes”, njofton policia.

 

konflikt familjar ne lushnje

Lini një Përgjigje