TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2026, 16:46

Si po i ndan FIFA paratë e Botërorit dhe kush po merr 70% të “tortës”

Shkruar nga Pamfleti
Si po i ndan FIFA paratë e Botërorit dhe kush po merr 70% të
Mançester Siti

Kampionati Botëror nuk është vetëm një arenë ku fitohen trofe dhe lavdi sportive, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash për klubet që lejojnë lojtarët e tyre të marrin pjesë në turne. FIFA ka shpërndarë një fond prej mbi 310 milionë eurosh për të kompensuar skuadrat, ndërsa përfituesit më të mëdhenj rezultojnë të jenë klubet evropiane, me Mançester Sitin në krye.

Sipas programit të kompensimit të FIFA-s, fondi total i ndarë arrin në pak më shumë se 310 milionë euro. Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 70%, do t’i kalojë UEFA-s, pasi shumica dërrmuese e futbollistëve që morën pjesë në Botëror aktivizohen në kampionatet evropiane.

Në nivel klubesh, Mançester Siti kryeson renditjen. Kampionët e Anglisë kishin plot 19 futbollistë të grumbulluar në kombëtaret pjesëmarrëse dhe do të arkëtojnë rreth 4 milionë euro. Edhe pse kjo shumë do të ishte vendimtare për shumë klube më të vogla, për buxhetin e Sitit ajo përfaqëson vetëm një përfitim shtesë.

Pas skuadrës angleze renditet Barcelona, e cila do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro. Në vendin e tretë është Arsenali me 2.9 milionë euro, ndërsa PSG-ja dhe Atletiko e Madridit ndajnë pozitat pasuese me nga 2.8 milionë euro secili.

Një fakt që bie në sy është pozicionimi i Realit të Madridit vetëm në vendin e nëntë, me rreth 2.2 milionë euro të ardhura nga ky program i FIFA-s.

Renditja konfirmon gjithashtu dominimin e futbollit evropian. Nga 15 klubet që do të përfitojnë më shumë para, vetëm një nuk i përket Evropës: Al Hilal i Arabisë Saudite, që renditet në vendin e 11-të dhe është i vetmi klub jo-evropian që ka depërtuar në këtë listë.

mançester siti fifa kampionati botëror

Lini një Përgjigje