TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2026, 21:57

Zbardhen emrat e të plagosurve në Elbasan/ Autori hodhi armën dhe iku me vrap, u ndoq nga një oficer jashtë shërbimit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen emrat e të plagosurve në Elbasan/ Autori hodhi armën dhe

Tre persona mbetën të plagosur pas një konflikti të armatosur në një lokal në Elbasan, ndërsa autori u largua nga vendngjarja pasi hodhi armën gjatë ndjekjes nga një oficer policie jashtë shërbimit.

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku tre persona mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në ambientet e brendshme të një lokali.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në lagjen "Vullnetari", ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tre shtetasve.

Të plagosur kanë mbetur Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç dhe Renaldo Mançe, 31 vjeç. Sipas policisë, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit. Sapo ka dëgjuar të shtënat, ai ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të arratiset në thellësi të lagjes. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit", njoftoi policia.

policia e shtetit

Lini një Përgjigje