Kreu i qeverisë komentoi edhe kritikat që shoqëruan organizimin e koncertit, duke thënë se ngjarja u kthye në një pikë përplasjeje dhe ndarjeje në opinionin publik...
Kryeministri Edi Rama vijon të justifikojë faktin se i hoqi 4 mln euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West në Tiranë, në një kohë kur në Shqipëri protestohet prej 42 ditësh për problemet sociale dhe ekonomike ku është zhytur vendi.
Rama e cilëson koncertin si një ngjarje me ndikim për imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe ekonominë e vendit.
Sipas kryeministrit, koncerti nuk ishte vetëm një shfaqje muzikore, por një event që, falë famës globale të artistit amerikan dhe fuqisë së rrjeteve sociale, e vendosi Shqipërinë në qendër të vëmendjes në mbarë botën.
Kreu i qeverisë komentoi edhe kritikat që shoqëruan organizimin e koncertit, duke thënë se ngjarja u kthye në një pikë përplasjeje dhe ndarjeje në opinionin publik.
“Mbrëmë, Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert. Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës, një lajm. Në Shqipëri, këtë herë, ngjarja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti. Kam dëgjuar të njëjtin refren, populli s’ka bukë, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Kjo qasje duket sikur ha debat. Ky është keqkuptim themelor mbi mënyrën si zhvillohet një vend. Zhvillimi nuk është bukë me madhësi fikse”, theksoi ai.
Rama argumentoi se zhvillimi i një vendi nuk duhet parë vetëm përmes shpenzimeve të menjëhershme, por edhe përmes vlerës që krijojnë evente të tilla në afat më të gjatë.
“Pyetja më e rëndësishme nuk është thjesht sa kushton, por edhe sa vlerë krijon. Një shpenzim mbaron në çastin që bëhet, një investim vazhdon të prodhojë vlerë edhe pasi është bërë”, tha kryeministri.
Sipas tij, një koncert i përmasave të tilla sjell përfitime për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke nisur nga hoteleria, restorantet, kafenetë, transporti dhe shërbimet e sigurisë.
“Një koncert madhështor nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur, lë para në arkat e hoteleve, restoranteve, kafeneve, sipërmarrjeve të transportit, sigurisë dhe patjetër të atyre që bëhen pjesë. Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave, dhe miliona sy të drejtuar nga Shqipëria”, u shpreh Rama.
Në përfundim, kryeministri theksoi se organizimi i eventeve të mëdha ndërkombëtare ndihmon në promovimin e vendit si një destinacion të hapur për turizëm dhe investime.
“I tregon botës se ky vend, edhe kur ka protesta, ka mikpritje, ka siguri. Një vend i lirë, demokratik, ku nuk ke asnjë ndrojtje të vish, të pushosh edhe të investosh.
Shqipëria e sotme, duhet të pyesë, sa vlerë krijohet nga ky investim. Mos harroni, ka një varfëri shumë më të madhe, sesa mungesa e të ardhurave të mjaftueshme, varfëria e asipratave. Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte, por edhe duke bërë koncerte. Mirëqënia rritet duke krijuar vlerë, duke tërhequr kapital, ide, njerëz. Pensionet nuk paguhen nga pesimizmi, spitalet nuk ndërtohen nga refuzimi i çdo nismë të madhe. Mirëqënia lind nga guximi për të parë më larg, për të synuar më lart, duke krijuar më shumë vlerë. Edhe dy fjalë për 4 milionë eurot. Hedhin papushim helm, nga pensionistët deri tek më të rinjtë, duhet të ekspozohen se ato 4 milionë euro ishin investim në minutën e fundit, për të shpëtuar investimin për Shqipërinë. Investim për të mos hapur një plagë mosbesimi ndaj një Shqipërie, ku i kanë sytë të gjithë. Ato 4 milionë euro nuk do kishin dalë, por të mos ishin bërë kërcënime, shantazhe, histeria e dhunshme e rrjeteve sociale, ku një pakicë njerëzish mendojnë se mund të imponojë qeverinë, sipërmarrjeve, që nuk mendojnë si ata. P0pulli flet me votë. Janë aventurierë të kapur”, përfundoi Rama.
Kryeministri jone kur flet per investimet , duhet te kete parasysh se prokuroria heret a vone do ti trokase ne dere edhe per kete gomarllek ! Investimet jane ze me vete ne parashikimin e nje buxheti , dhe nuk parashikojne qe kur dikush meqe ka protesta kunder tij, del dhe i dhuron leke nje privati , didomos nga fondi i emergjencave ! Dem ekonomik me te paster dhe te kryer me haptas , zor se gjen si shembull !
Kumbari flet e vepron si te do vet.
populli flet me vote ...SIGURISHT ...por jo me kte sistem hibrit antidmokratik me KTE LIGJ ELEKTORAL BANDITESK ndertuar nga ju dyshja RAMA SALI...QE NGA 2008 KATILE NE KTE FORME QE TE FITONI JU....ti mburesh me legjitimitet falco....mos ki frike nga sistemi i hapur magjoritar kombetar me zgjedhje direkte te kandidateve nga populli....JO TI ZGJIDHNI JU bythlepirsit deputete ....qe tju bythlepijne per interesa pakice dhe bythpersonale ....hape SISTEMIN ndrysho ligjin elektoral ....NDALO NUMERIMIN Partiak ....si mjeshtra te deformimit te votave urdheruar nga ju....mos e blini voten me nga gjynafe fukarrenj...mos detyroni apo kercenoni ADMINISTRATEN e fryre te bythlepirsave kastile qe tju merni voten....dhe pastaj mburu se pushteti nderohet me vote..dhe se une jam legjitim....dhe me votojne ....hape sistemin dhe le fitoje me i miri ai qe e meriton....jo ....se ben kte dot ti KTE se humb dhe deri tani te dy ju keni nje legjitimitet falco....JU MBANI ME THONJ MAFIOZE AJDUTESK....sistemin e ajduterise dhe jeni tipiket e degjenerimit te sistemit PERENDIMOR deri ne peshtirosje...
Maskara dhe Tradhtar i Kombit Shqiptar, Ti Edi Rama ???? Mallkuar qofsh për jetë të jetëve Ti gangster i gangsterëve që i'a kalon edhe Hitlerit për nga urrejtja që ke për popullin të cilit i more jetën me Gogolin e Urisë!I more gjithçka: nderin,lirinë i more At dheun ...dhe ua fale maskarenjve si puna jote që janë të akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime kundër njerëzimit!(Benjamin Netanyahu ????)Kur do të zhdukesh moj kolerë?! T'u shoftë fara dhe fisi... Pthu farë e keqe ????????????
As vet nuk i beson keto qe thote. Duhet mbledhur sa nuk eshte von per te gjithe.