TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2026, 13:33

Kush i financon ekspozitat e Ramës jashtë vendit?

Shkruar nga Pamfleti
Kush i financon ekspozitat e Ramës jashtë vendit?
Ekspozita e Ramës në Gjermani

Partia Demokratike kërkuar transparencë lidhur me financimin e ekspozitave artistike të kryeministrit Edi Rama jashtë Shqipërisë, duke ngritur akuza se kostot e këtyre aktiviteteve mund të jenë shumë të larta.

Në një deklaratë për mediat, Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, tha se, ndërsa qytetarët shqiptarë përballen me rritjen e kostos së jetesës, taksa më të larta dhe vështirësi ekonomike, kryeministri vijon të ekspozojë punët e tij artistike në disa prej galerive dhe aktiviteteve më të njohura ndërkombëtare.

Sipas saj, Rama ka zhvilluar ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në aktivitete artistike në Gjermani, Francë, Itali, Greqi, Portugali, Shtetet e Bashkuara, Turqi, Kinë dhe vende të tjera, si edhe në evente të njohura si Bienalja e Venecias, Centre Pompidou-Metz dhe Art Basel.

Vangjeli përmendi veçanërisht ekspozitën "Chrysalizing", të zhvilluar në galerinë Société në Berlin nga 1 maji deri më 27 qershor 2026, e cila zgjati 58 ditë, si dhe ekspozitën personale të Ramës në Marian Goodman Gallery në Paris, të mbajtur nga 8 qershori deri më 26 korrik 2024.

Sipas saj, vetëm përdorimi i hapësirave ekspozuese për këto dy aktivitete mund të ketë kushtuar qindra mijëra euro, pa përfshirë transportin e veprave, siguracionin, montimin, promovimin dhe shpenzime të tjera organizative.

Përfaqësuesja e PD-së tha se opozita kërkon të dijë nëse këto ekspozita janë financuar nga vetë Edi Rama, nga galeritë pritëse, sponsorë privatë apo subjekte të tjera, si dhe nëse janë respektuar të gjitha detyrimet ligjore për deklarimin e këtyre shpenzimeve.

“Dhjetëra ekspozita ndërkombëtare, qindra ditë ekspozim, kush i financon ekspozitat e Edi Ramës? Ndërsa shqiptarët përballen me varfëri, taksa gjithnjë e më të larta dhe një kosto jetese që rritet çdo ditë, Kryeministri Edi Rama vijon të ekspozojë punët e tij artistike në galeritë më prestigjioze të botës , në ekspozita personale në Gjermani, Francë, Itali, Greqi, Portugali, Shtetet e Bashkuara, Turqi, Kinë dhe vende të tjera, apo pjesëmarrjeve në Bienalen e Venecias, Centre Pompidou-Metz, Art Basel etj.

Vetëm për përdorimin e hapësirave ekspozuese gjatë dy ekspozitave të fundit shpenzimet mund të arrijnë qindra mijëra euro, konkretisht: Ekspozita ‘Chrysalizing’, e zhvilluar në galerinë Société në Berlin nga 1 maji deri më 27 qershor 2026, zgjati 58 ditë. Po kështu, ekspozita personale në Marian Goodman Gallery në Paris, nga 8 qershori deri më 26 korrik 2024, zgjati 49 ditë.

Hapësirat e ekspozimit të këtyre niveleve, mund të kërkojnë kosto shumë të larta pa llogaritur e përfshirë transportin e veprave, siguracionin, montimin, promovimin dhe shpenzime të tjera organizative. Ndërkohë, Edi Rama ka zhvilluar ekspozita të tjera në Athinë, Napoli, Berlin, (SHBA), Stamboll, Hong Kong, Mynih dhe vende të tjera.

Në këto kushte, Partia Demokratike dhe opinioni publik kërkon transparencë për: A janë deklaruar në mënyrë të detajuar pranë institucioneve përgjegjëse të gjitha të dhënat nëse këto ekspozita janë kryer me shpenzime personale nga vetë Edi Rama, nga galeritë pritëse, nga sponsorë privatë apo nga subjekte të tjera? Kush dhe sa janë paguar për të mbuluar kostot e transportit ndërkombëtar të veprave, sigurimit, montimit, promovimit dhe organizimit të secilës nga këto ekspozita? Partia Demokratike i kërkon institucioneve përgjegjëse të verifikojnë nëse janë respektuar të gjitha detyrimet ligjore që lidhen me sa më lart. Transparenca nuk është çështje preference, është detyrim kushtetues dhe ligjor. Askush, as Kryeministri i Shqipërisë, nuk mund të jetë mbi ligjin”, deklaroi ajo.

 

rama ekspozit

1 Komente

  1. a
    astrit

    Mos u bëni qesharak! Lëreni Ramën ti tregojë botës se ai është i pa krahasushëm me të gjithë për llojin e artit të tij. Van Gogu ka vdekur në mjerim e sot veprat e tja kushtojnë miljona euro. Ramës si mungojnë paratë (Shyqyr) e ai promovon veprat e tija të vdekura. Ku i gjen paratë? Pyetje idjotësh! Sa të ketë "hiçër" që e votojnë paratë nuk janë problem për të

    Lini një Përgjigje