TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2026, 15:47

Me Adriana Kalanë në krye, konstituohet Komisioni i Apelimit të PD 

Shkruar nga Pamfleti
Me Adriana Kalanë në krye, konstituohet Komisioni i Apelimit të
Adriana Kalaja

Vetëm pak ditë pasi Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi përbërjen e re të Komisionit të Apelimit, ky organ ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë, ku u konstituua edhe Adriana Kalaja si drejtuese e këtij komisioni.

Me votë unanime të pesë anëtarëve, Adriana Kalaja është rizgjedhur në krye të Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, organ i njohur edhe si “Gjykata e Partisë Demokratike”.

Ky komision ka si funksion shqyrtimin e mosmarrëveshjeve të brendshme në PD, trajtimin e ankimimeve, si dhe interpretimin e dispozitave të statutit të partisë.

Rizgjedhja e Kalasë vjen në vijim të procesit të ristrukturimit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike, i nisur pas mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar, ku u miratua edhe përbërja e re e Komisionit të Apelimit me pesë anëtarë. 

adriana kalaja ne krye te komisionit te apelimit te pd

1 Komente

  1. T
    Tony

    Eh, kur u bo ne goca Rremes më na dhone mend!?

    Lini një Përgjigje