TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Gusht 2023, 11:30

“Mbathja se paguan Giorgia”/ Mediat italiane shfrenojnë fantazinë për ngjarjen e Beratit: Po bakshish a ka? (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti
“Mbathja se paguan Giorgia”/ Mediat italiane shfrenojnë
Rama dhe Meloni

Pamjet e një grupi turistësh italianë që u larguan pa paguar faturën pasi konsuamuan darkën në një prej restoranteve të Beratit kanë bërë xhiron e rrjetit në Itali por jo vetëm.

Lajmi i cili ka shkaktuar reagime të ndryshme si në mediat tona ashtu edhe ato italiane, nuk kaloi pa u komentuar edhe nga ambasada Italiane në Tiranë, e cila ka treguar se kanë bërë pagesën në restorantin në Berat, prej të cilit u larguan pa paguar disa shtetas italianë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada shkruan se pagesa është bërë pas porosisë së dhënë nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Kaq ka mjaftuar që ky lajm të zinte titujt e parë në disa të përditshme italiane, të cilat nuk e kanë kursyer ironinë e tyre me gjestin e Melonit.

Therëse është ironia e të përditshmes “Il Tempo” e cila në faqen e parë të saj ka publikuar një foto-montazh me një dialog të improvizuar mes Melonit dhe kryeministrit Edi Rama me diçiturën:

“Giorgia, a mund të na lesh dhe ndonjë bakshish për cunat?”

“Mbathja se paguan Giorgia”/ Mediat italiane shfrenojnë

Ndërkaq, ironia ka vijuar edhe në mediat online.

“Mbathja se paguan Giorgia”, thuhet në një meme italiane.

Ditën e djeshme ishte kryeministri Edi Rama i cili ndau lajmin se homologia e tij italiane, Meloni kishte kërkuar të paguhej fatura në restorantin ku shtetasit italianë u larguan me vrap pa paguar.

Rama ka komentuar rreth ndodhisë gjatë intervistës për “La Stampa” ka treguar se kur ia ka thënë Melonit të gjithë kanë qeshur.

Në intervistë, kryeministri shqiptar ka treguar se Meloni i ka thënë ambasadorit Italian që duhet të paguajë menjëherë faturën pasi Italia nuk mund ta humbasë respektin në këtë mënyrë.

“Mbathja se paguan Giorgia”/ Mediat italiane shfrenojnë

“Në mediat shqiptare dhe në TikTok nuk u fol veçse për një grup italianësh që u arratisën nga një restorant në Berat pa paguar. Pronari e hodhi poshtë. Kur i thashë Giorgias, të gjithë qeshën. Ajo bërtiti dhe urdhëroi ambasadorin: “Shko dhe paguaj faturën për këta budallenj, të lutem, dhe bëj një deklaratë! Italia nuk mund të humbasë respektin kështu”, tha Rama për La Stampa.

 

mediat italiane berat

Lini një Përgjigje