Partia Demokratike ka nisur përgatitjen për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke bërë disa ndryshime në drejtuesit politikë të qarqeve.
Elbasanin ku fushatën në 2021 e drejtoi Gazment Bardhi, PD ia beson deputetit demokrat Ervin Salianjit.
Kujtojmë që Salianji ka qenë i deleguar i demokratëve në Kavajë, ku punoi për zgjedhjet e 14 majit, nga ku kjo bashki u arrit të fitohej nga koalicioni “Bashkë fitojmë”.
Ndërkohë, në zgjedhjet e vitit 2021, Salianji ka kandiduar në qarkun e Korçës ku arriti të siguronte 9420 vota, duke qenë deputeti më i votuar nga radhët e opozitës.
Emrat e tjerë që tashmë ishin konfirmuar janë Oerd Bylykbashi në Durrës, Luçiano Boçi në Shkodër, Bujar Leskaj në Vlorë, Eno Bozdo në Berat dhe Belind Këlliçi në Tiranë.
Lini një Përgjigje