Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka shprehur mbështetjen e saj për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, të cilat sot kanë hyrë në ditën e 26-të.
Në një postim në rrjetet sociale, Paulus përdori flamingon si simbol të rezistencës së banorëve dhe ambientalistëve që kundërshtojnë projektet e planifikuara në zonën e Vjosë-Nartës.
Në përgjigje të një komentuesi, eurodeputetja bëri të ditur se do të marrë pjesë në protestën e planifikuar për javën e ardhshme.
“Do të bashkohem me protestat të hënën e ardhshme”, shkruan eurodeputetja.

Kujtojmë se prej afro një muaji, qytetarët dalin çdo ditë në sheshe dhe rrugë për të protestuar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Keta moren Gjermanine ne qafe do na shpetojne ne. Te gjelbrit jane si sekt. Nga Energjia Atomike te energjia diellore. Vetem dielli mungon qe ti dale llogaria. Prandaj eshte rritur AfD prej ketyre natyralisteve qe shesin prralla prej tymit te hashishit.