Pas sulmeve dhe linçimeve, Rama duket se tani është hedhur në veprim për t’i dhënë goditjen e fundit protestës. Ndryshe nga ditë e tjera, sot është hedhur teza e dialogut.
Rama ka shpërndarë një postim të avokatit Dorian Matlija, i cili distancohet nga dhuna sot te Kuvendi. Sipas Ramës ky është hap konstruktiv. Por sipas tij, e vetmja zgjidhje është dialogu. Pra duket se Rama tani do të nisë skemën e përçarjes, ku do të tentohet dialog me “protestuesit e mirë” me shpresën se kjo do i japë fund revoltës.
“Hap konstruktiv në drejtimin e duhur, po dy gjëra duhet t’i kuptojë kushdo ka arritur në këtë kthesë, paçka se me pak vonesë:
1. Ky “pushteti kriminal” është në negociata me Bashkimin Europian për anëtarësimin e Shqipërisë dhe ka mandatin më të fortë popullor të 20 viteve të fundit, pikërisht që të mbyllë negociatat pa humbur asnjë ditë kohë e pa u çfokusuar në asnjë moment nga ky mision kombëtar.
2. Sot nuk ka asnjë moment tjetër historik për të pasur parasysh, përveç rrugës së hapur të Bashkimit Europian për Shqipërinë, e cila nuk duhet lënë kurrësesi të mbyllet, ndërsa temat e “natyrës, Vjosë-Nartës, flamingove, transparencës, anti-korrupsionit apo arrogancës së pushtetit” ka vetëm një rrugë për t’i trajtuar me seriozitet: Dialogu demokratik me Qeverinë Shqiptare”, shkruan Rama.
qesharak patetik.."Protesta duhet të kthehet aty ku ishte më e fortë, te qytetarët, te natyra, te flamingot, te masiviteti, te humori, te pankartat gjithë fantazi" Ky ka frike e dhjet gjak e do proteste me humor..turp larve!
ne negiocata eshte populli SHQIPTAR me EUROPEN....JU JENI THJESHT NJE I MANDATUAR I DISKUTUSHEM I PERKOHESHEM JO TRANSPARENT PER SHKAT SE ZGJEDHJET E DREJTA DHE TE MERITUARA nuk kane ndodhur akoma ktu ne SHQIPRI....dhe kjo fale jush dyshes PS PD arkitektet e vjedhjes dhe deformimit te votes....zgjedhjet ATO TE VERTETAT TAMAM nuk kane ndodhur akoma....NESER POPULLI DO MANDATOJE NJE TJETER ME TE DENJE SE TY per negociata me tutje....QE NUK SHET ATDHEUN....DHE QE DEL NGA ZGJEDHJE TE DREJTA DHE TE MERITUARA TRANSPARENTE....protestusit nuk ndahen ne kategori ....JANE TE GJITH NJESOJ DHE TE QARTE NE PIKSYNIM....RAMA nBURG BERISHA nBURG