Partia e Demokratëve Evropianë (PDE/EDP) ka reaguar sërish në lidhje me protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për mungesën e dialogut institucional dhe mënyrën se si, sipas saj, po trajtohen protestuesit.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, PDE thekson se kanë kaluar 33 ditë pa një përgjigje dhe pa dialog me qytetarët, ndërsa pretendon se, në vend të komunikimit, po përdoren gjithnjë e më shpesh mjete force.
“Tridhjetë e tre ditë pa përgjigje. Tridhjetë e tre ditë pa dialog. Dhe tani, shumë shpesh, me shkopinj gome në vend që të dëgjojnë. Kjo nuk është mënyra se si sillet një demokraci: pushteti nuk duhet të bëhet kurrë i papërshkueshëm nga uji, i izoluar nga qytetarët, dhimbja dhe pyetjet. Shqipëria meriton institucione që përgjigjen, jo institucione që godasin. Një detaj mbush zemrat tona evropiane: flamuri i BE-së pranë atij shqiptar. Sepse vendi i Shqipërisë është në Evropë dhe demokracia është ura”, thuhet në reagim.

Lini një Përgjigje