
Balla dhe Rama flasin për dialog dhe reflektim, teksa përmenden edhe ata që kanë abuzuar me pushtetin...
Pas sulmeve, linçimeve dhe shtyrjes së protestuesve drejt dhunës, duket se Edi Rama ka vënë në zbatim planin B për të shuar protestën.
Qytetarët kanë 33 ditë që protestojnë dhe sot janë dhënë sinjale se Rama pritet të nisë një furtunë spastrimesh, si manovër për të zbutur revoltën qytetare.
Ka qenë kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i cili akuzoi një pjesë të protestuesve për dhunën e ushtruar gjatë tubimit, ndërsa theksoi se qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore duhet të ndahen nga ata që, sipas tij, e kanë marrë peng protestën.
"Po si kujtoni ju se populli është budalla? Po shqiptarët e njohin ujkun edhe kur maskohet si mama dhia, lëre më si flamingo. Nuk e fshehni dot egërsinë talebane nën pendët e bukura rozë. Qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove u distancua përfundimisht nga dhuna e këtyre mbeturinave politike e sociale që morën peng protestën", shkruan Balla.
Teksa më pas shtrin dorën e dialogut, Balla deklaron se janë gati të dëgjojnë shqetësimet edhe për ata që abuzojnë me karrigen e pushtetit. Pra, me gjasë do të nisë “prerja e kokave”.
"Edhe pak dhe do të vijë natyrshëm koha e dialogut me ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Që nga shqetësimet për natyrën deri te zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit, dëgjimin dhe reflektimin tonë", shprehet Balla.
Më pas erdhi një reagim disi i ngjashëm nga vetë kryeministri Rama, i cili pasi sulmon 'personat e dhunshëm' flet për reflektim.
“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit”, shkruan Rama.
Nën rrogoz flitet se Rama pritet të bëjë ndryshime në qeveri dhe në nivele të tjera të administratës, kjo për shkak të presionit të protestave. Sot sinjalet janë dhënë, teksa kjo pritet të jetë lëvizja e radhës, me shpresën se revolta do të shuhet. Ndonëse qytetarët e kanë bërë të qartë se nuk ka dialog dhe se kushti kryesor është largimi i Ramës.
me mire MBETURINE SOCIALE ...PER FAJIN TUAJ.....se sa AJDUT ME KOLLARE....BANDE E STRUKTURUAR KRIMINALE...FAKT....AKUZA JO NGA PROTESTUSIT POR NGA NJE ISTITUCIONI SHTETEROR ...SPAK....me gjysmen e qeverise nen akuze apo te denuar ligjerisht per ABUZIME me taksat e gjith kombit.....FUNDERINAT JENI JU LLUM KOMBETAR.....TAO TAO LIBRAZDIT ME KOKEN ME CEPA ....na udheheq TAO TAO....QR sa poshte kemi rene si KOMB deri tani.....DIALOGU FALLS ....Teatri i radhes do marin ca patronazhiste per ti paraqitur si perfaqesues te protestes...skeme e njoher kjo deri tani e ALI BABES me 40 AJDUTE....SA QESHARAKE....
O zot flet “inteligjenca” e PS, paralelpipedi TAO BALLA. Ju kam votu dikur por ju jeni ROB Q!MA . Bashk te WC juaj po merni ene ato 2-3 kokrra të hajrit që jan te ju.
Shporruni qe ju shofte fara perjete! Hajdute te 35 viteve, zhdukuniiiiiiii
Taulantit gati prangat, ne shtator ne Durres ke "resorti" me 7 penxhere.