TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2026, 20:25

"Shteti na ka shkelur", nëna e një fëmije me autizëm: Shkojmë në spitale dhe na refuzojnë

Shkruar nga Pamfleti

"Shteti na ka shkelur", nëna e një fëmije me

Një nga momentet më prekëse të protestës së zhvilluar para Kryeministrisë ishte fjalimi i një nëne të një fëmije me autizëm, e cila ngriti shqetësimet e familjeve që përballen çdo ditë me mungesën e mbështetjes institucionale.

E ngjitur në podium, ajo tha se shteti nuk ofron shërbimet bazë për fëmijët me spektrin e autizmit, ndërsa theksoi vështirësitë me të cilat përballen prindërit për të siguruar trajtim, terapi dhe kujdes shëndetësor.

Protestuesja kërkoi më shumë qendra të specializuara, shërbime mjekësore dhe mbështetje konkrete për familjet, duke denoncuar atë që e cilësoi si diskriminim dhe neglizhencë ndaj kësaj kategorie.

“Unë jam një prind me fëmijë me autizëm! Këtu sot jemi mbledhur shumë! Do ju lutesha, të na dëgjoni në këtë kauzën tonë! Zoti na e dha sfidë, por ne do ta kthejmë në mision! Shteti ynë na ka shkelur dhe vazhdon të na shkelë! Na jep 150 mijë lekë! Duam qendra, duam mjekësi, dentistë dhe shërbime minimale! Shkojmë në spitale dhe na refuzohen sa themi kemi fëmijë me autizëm! Ju lutem, mos i diskriminoni më! Gjendja është alarmante, mos të përmendim nënat e divorcuara me fëmijë me autizëm, jetimët! Mos i diskriminoni! Boll na mposhtët, boll na mashtruat! Mjaft më!”, tha protestuesja.

Lini një Përgjigje