TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2026, 20:27

“4.2 mln euro për koncertin e Kanye West”, i riu para Kryeministrisë: Shqipëria s’ka avionë për shuarjen e zjarreve

Shkruar nga Pamfleti

“4.2 mln euro për koncertin e Kanye West”, i riu para

Një i ri që mori pjesë në protestën e 44-të para Kryeministrisë ka kritikuar qeverinë për mënyrën e përdorimit të fondeve publike, duke iu referuar shumës prej 4.2 milionë eurosh të shpenzuara për organizimin e koncertit të Kanye West.

Ai theksoi se ndërkohë që vendi përballet me zjarre gjatë sezonit veror, mungojnë investimet në pajisje dhe kapacitete për përballimin e emergjencave. Protestuesi akuzoi qeverinë se reagon ndaj kritikave duke sulmuar protestuesit.

“Rama dhe ‘gonxhet’ e tij thanë se nga këta 30 mijë njerëz do të gjeneroheshin miliona euro. Ne ia dolëm, koncertin e bëmë. 4.2 mld të shqiptarëve i dhamë për biletat për patronazhistët. Tani në këtë sezon zjarresh, nuk kemi një avion për shuarje zjarresh. A do të ndjejë turp Rama që 4.2 mln eurot nuk shkojnë për shqiptarët?! Ne nuk kemi as ata qentë e kërkimeve kur bien tërmetet. Gjëja e parë që bëjnë ata të qeverisë është që të përbuzin se po i shqetësojmë se po vjedhin. Rama dhe gonxhet e tij tha se nga këta 30 mijë njerëz do të gjeneronin mln euro”, tha ai.

portesta kane west

Lini një Përgjigje