TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Korrik 2026, 10:29

“Taulanti zgërdhihet, Rama imiton djalin e spektrit autik”/ Shehaj: U mblodhët me kokën ulur, u tallët me një zonjë të pamundur

Shkruar nga Pamfleti
“Taulanti zgërdhihet, Rama imiton djalin e spektrit autik”/
Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj

Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, është rikthyer në foltoren e Kuvendit pas një muaji mungesë, si pasojë e masës disiplinore të vendosur nga Byroja e Kuvendit. Në fjalën e tij, ai e cilësoi si "skandal" ndalimin e hyrjes së tij në seancën e kaluar, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama.

Shehaj tha se e kishte pritur që nuk do të lejohej të hynte në sallën e Parlamentit, duke pretenduar se kjo ndodhi për shkak të pranisë së kryeministrit në seancë. Ai kritikoi gjithashtu mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së, duke e cilësuar atë si një zhvillim "të turpshëm".

“Duhet të falënderoj në radhë të parë që më dhatë mundësinë të jem në këtë sallë. Ajo që ndodhi radhën e kalua rishte një skandal i vërtetë, në mënyrë arbitrare ndalohet hyrja e një deputeti të opozitës në sallë. E dija që nuk mund të hyja në Kuvendin e korrupsionit dhe atyre që për 35 vite ua kanë nxirë jetën qytetareve, e dija që nuk do t’ia dilja të hyja, por të gjithë duhet të dinin se si silleni ju dhe ç’bëni me Rregulloren. E trajtoni Kuvendin sikur është pronë e juaja.

Nuk më lejonit dot të vija në sallë sepse këtu do të vinte Rama. Ai nuk mund të katandise si në radhën e fundit, si një njeri i lodhur ku qytetarët për 2 muaj kanë dalë në sallë për të kërkuar dorëheqjen e tij. U plak brenda ditës. Rama nuk përballet me opozitën por mbledh partinë dhe kryeministri praktikisht ju flet ju.

Ky është skandali. U mbledh ju, në mënyrë patetike, ishit të gjithë me kokë poshtë, në mënyrë të pafytyrë u tall me një zonjë të pamundur, zgërdhihet Taulanti. Ai bezdiset nga varfërua dhe njerëzit e pamundur, imiton me paturpësi me zonjën. Pse të mos protestojë ajo? Shqetësohet Taulanti”, tha Shehaj.

Lini një Përgjigje