TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Maj 2026, 07:20

I dënuar për spiunazh, togeri i policisë së Kosovës ishte edhe reservist i ushtrisë serbe

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar për spiunazh, togeri i policisë së Kosovës
Pamje nga gjyqi

Togeri i Policisë së Kosovës i dënuar për spiunazh, Bojan Jevtiq ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë dhe rezervist i Ushtrisë së Serbisë.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, që përfaqësohet në këtë çështje nga prokurori Bekim Kodraliu, thuhet se gjatë bastisjes që i është bërë shtëpisë së Bojan Jevtiqit, janë gjetur dokumentacione që dëshmojnë se ai të paktën që nga viti 2009 ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë, raporton Televizioni i Kosovës.

Po ashtu është gjetur edhe dëshmia se ai është rezervist i Ushtrisë së Serbisë. Të gjitha këto janë përfshirë në aktakuzë dhe Jevtiq, edhe vetë i ka pranuar të gjitha gjatë gjykimit.

Eprori i Policisë së Kosovës Bojan Jevtiq i cili javën e kaluar është dënuar për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje me gjashtë vjet burg e 2 mijë euro gjobë, sipas aktakuzës i ka raportuar drejtorisë paralele të Policisë së Gjilanit me bazë në Vranjë të Serbisë.

Jevtiq është zyrtari i parë i Policisë së Kosovës i dënuar për spiunazh.

 

jevtiq policia spiunazh

Lini një Përgjigje