TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Korrik 2026, 18:31

Pa asnjë njoftim, dështon projekti më i ri i binjakëve Veshaj?

Shkruar nga Pamfleti
Pa asnjë njoftim, dështon projekti më i ri i binjakëve
Donald dhe Romeo Veshaj

Në përfundim të episodit, Donaldi u shpreh se emisioni do të rikthehej javën pasardhëse, por që prej asaj date nuk është transmetuar asnjë program i ri dhe nuk është dhënë një sqarim publik për mungesën e publikimeve.

Platforma e themeluar nga Donald dhe Romeo Veshaj, nuk ka publikuar përmbajtje të re prej më shumë se tre javësh, duke ngritur pikëpyetje mes ndjekësve për vijimin e aktivitetit të saj.

Publikimi i fundit në platformë daton më 13 qershor, me emisionin "Më Lër Ta Mbaroj". Në përfundim të episodit, Donaldi u shpreh se emisioni do të rikthehej javën pasardhëse, por që prej asaj date nuk është transmetuar asnjë program i ri dhe nuk është dhënë një sqarim publik për mungesën e publikimeve.

Ndërkohë, sipas informacioneve të publikuara nga Prive by Liberta Spahiu, brenda X Media kanë nisur ndryshime në staf.

Raportohet se një pjesë e ekipit nuk do të jetë më pjesë e platformës, çka mund të lidhet me një proces riorganizimi të brendshëm.

Deri më tani, këto informacione nuk janë konfirmuar publikisht nga drejtuesit e platformës.

donald dhe romeo veshaj

Lini një Përgjigje