TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Qershor 2026, 11:46

Zgjedhjet në Kosovë, cilët janë kandidatët që nuk morën asnjë votë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë, cilët janë kandidatët që nuk

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

Sipas të dhënave të publikuara deri më tani, janë numëruar 20.42% e votave. Megjithatë, kur procesi kishte arritur në 20.10% të numërimit, disa kandidatë rezultonin ende pa asnjë votë të regjistruar.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së, Lulzim Danqi nga Partia Socialdemokrate Ashkalinjve (PSA) nuk kishte siguruar asnjë votë.

Po ashtu, pa asnjë votë të regjistruar rezultonin edhe Fatlume Halimi, Hajriz Haziri dhe Ardiana Abazi nga subjekti Ashkalinjtë e Bashkuar.

Ndërkaq, Ibro Feka nga Partia Liberale Egjiptiane, si dhe Axhija Berisha dhe Valdete Gashi nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, figuronin gjithashtu me zero vota në rezultatet e deritanishme të numërimit.

Zgjedhjet në Kosovë, cilët janë kandidatët që nukZgjedhjet në Kosovë, cilët janë kandidatët që nukZgjedhjet në Kosovë, cilët janë kandidatët që nukZgjedhjet në Kosovë, cilët janë kandidatët që nuk

Lini një Përgjigje