TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Qershor 2026, 11:34

Plenkoviç uron Kurtin: Kroacia mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Plenkoviç uron Kurtin: Kroacia mbështet rrugën evropiane
Plenkoviç uron Kurtin:

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka përgëzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, për rezultatin e arritur në zgjedhje.

Në mesazhin e tij, Plenkoviç shprehu pritjen që Kosova të formojë sa më shpejt institucionet e reja shtetërore, me qëllim vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Urime kryeministrit Albin Kurti për rezultatet e zgjedhjeve. Kroacia mbetet e përkushtuar fuqimisht në mbështetjen e rrugës evropiane të Kosovës dhe ne presim formimin e shpejtë të institucioneve shtetërore për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Plenkoviq.

plenkoviç uron kurtin

Lini një Përgjigje