Armando Broja

U largua mes britmave në miqësoren ndaj Aston Vilës, Armando Broja mbyll sezonin me Çelsin - Sport
Sport13 Dhjetor 2022, 16:25

U largua mes britmave në miqësoren ndaj Aston Vilës, Armando Broja mbyll sezonin me Çelsin

Shkruar nga Pamfleti
U largua mes britmave në miqësoren ndaj Aston Vilës, Armando

U largua mes britmave në miqësoren ndaj Aston Vilës, Armando Broja mbyll sezonin me Çelsin

Sezoni i Armando Brojës mund të cilësohet i mbyllur. Kjo është ajo që aludohet në mediat britanike sa i përket dëmtimit të tij në miqësoren mes Çelsit dhe Aston Vilës dy ditë më parë.

Britmat e sulmuesit kuqezi, tregonin që diçka nuk ishte mirë, teksa reagime pati edhe nga komentatorët e ndeshjes, që shpresonin për diçka të lehtë.

Ai u dërgua për teste specifike dhe sipas “The Evening Standard”, rezultatet e tyre nuk kanë qenë shpresëdhënëse për një rikuperim të shpejtë. Ndërsa pritet konfirmimi i Çelsit, ky burim sqaron se Broja ka këputje të ligamentit të gjurit ndaj do të duhet medoemos të operohet.

Një gjë e tillë do të thotë rreth 6-muaj larg fushave të lojës, ndaj Broja nuk pritet të jetë aktiv në pjesën e mbetur të sezonit, me rifillimin e atij të ardhshëm si momentin kur do ta rishohim përsëri në fushën e lojës.

Nëse konfirmohet ky variant, sulmuesi pritet të humbasë edhe ndeshjet e përfaqësueses kuqezi në eliminatoret e “EURO 2024”, duke filluar nga ajo e marsit ndaj Polonisë, për të vazhduar me ato të qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

 

Sport Armando Broja Çelsi sulmuesi kuqezi