TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2026, 20:47

“Babi, nuk mundem më”, publikohen detaje të reja nga vdekja tragjike e futbollistit që luajti në Botëror

Shkruar nga Pamfleti
“Babi, nuk mundem më”, publikohen detaje të reja nga
Xhejdën Adams

Autoritetet në Afrikën e Jugut po vazhdojnë hetimet për vdekjen e papritur të futbollistit Xhejdën Adams, mesfushorit të Mamelodi Sandauns dhe kombëtares së Afrikës së Jugut.

25-vjeçari u gjet pa shenja jete në banesën e tij, vetëm pak kohë pasi ishte kthyer nga Kupa e Botës. Deri më tani, shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura, ndërsa organet hetimore kanë bërë të ditur se procedurat janë ende në zhvillim.

Sipas mediave vendase, Adams kishte kaluar një periudhë të vështirë emocionale. Ai përballej me presionin e madh të krijuar nga ekspozimi mediatik pas paraqitjeve të tij, ndërsa së fundmi kishte humbur edhe gjyshen, një ngjarje që thuhet se e kishte prekur thellë.

Raportimet bëjnë me dije gjithashtu se futbollisti kishte pasur një debat me partneren e tij një natë para se të gjendej i pajetë. Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse ky episod ka ndonjë lidhje me ngjarjen tragjike.

Një nga detajet që ka tërhequr më shumë vëmendjen e opinionit publik është një telefonatë që Adams dyshohet se ka zhvilluar me babanë e tij mëngjesin pasues, gjatë së cilës thuhet se është shprehur:

"Babi, nuk mund ta përballoj më."

Pavarësisht këtyre raportimeve, hetuesit nuk kanë dalë ende me një përfundim zyrtar mbi rrethanat e vdekjes. Ata po vijojnë mbledhjen dhe analizimin e provave për të sqaruar plotësisht këtë ngjarje tragjike.

 

 

xhejdën adams futbollisti afrikan

Lini një Përgjigje