TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Korrik 2026, 18:10

Rrëfimi prekës i Andy Burnhamit: Babai im me Alzheimeri nuk e di që jam bërë kryeministër!

Shkruar nga Pamfleti

Rrëfimi prekës i Andy Burnhamit: Babai im me Alzheimeri nuk e di

Andy Burnham ka ndarë një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij personale, pikërisht në ditën kur mori detyrën si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar pas zgjedhjes në krye të Partisë Laburiste.

Në një intervistë për të përditshmen britanike 'The Times', ish-kryebashkiaku i Manchesterit tregoi se babai i tij, Roy Burnham, 86 vjeç, vuan nga Alzheimeri në fazë të avancuar dhe jeton në një qendër kujdesi në veri të Anglisë.

Për shkak të sëmundjes, ai nuk është në gjendje të kuptojë se djali i tij ka marrë drejtimin e qeverisë britanike dhe është vendosur në Downing Street.

Edhe nëna e Burnham, ish-operatore telefonike dhe aktiviste për shumë vite në Partinë Laburiste, rrëfeu për The Times se më 19 korrik kishte vizituar bashkëshortin së bashku me fëmijët e tyre.

Duke folur për gjendjen e të atit, Burnham pranoi se suksesi i tij shoqërohet edhe me një dhimbje të madhe personale.

"Është shumë e dhimbshme që ai nuk di asgjë për këtë, sepse do të ishte krenar", u shpreh kryeministri britanik.

Ai shtoi se këtë arritje nuk e sheh vetëm si sukses personal. "Unë e shoh këtë si një arritje që i përket edhe atij. Është një sukses i gjithë familjes sonë, edhe pse ai vetë nuk është i vetëdijshëm për të", deklaroi Burnham.

andy burnham

Lini një Përgjigje