TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Qershor 2026, 08:29

Kanadaja "luan tenis" me Katarin, Meksika ekipi i parë që kalon fazën e grupeve të Botërorit 2026

Shkruar nga Pamfleti
Kanadaja "luan tenis" me Katarin, Meksika ekipi i parë që
Kanadaja "luan tenis" me Katarin në Botëror

Kanadaja ka mposhtur me shifrat Katarin 6-0 në një ndeshje të Grupit B të Kupës së Botës 2026, të luajtur në Vankuver, SHBA.

Golat e amerikano-veriorëve u shënuan nga Larin në minutën e 16-të, Jonathan David në minutën e 28-të, në minutën e 45-të dhe në minutën e 90-të, Saliba në minutën e 63-të dhe Shaffelburg në minutën e 74-të.

Ndërkohë, mesfushori kanadez i Sassuolos, Ismael Kone, pësoi një dëmtim të rëndë dhe u nxor jashtë loje me këmbën e thye.

Katari e përfundoi ndeshjen me nëntë lojtarë pas dy kartonëve të kuq.

Në grupin A, duke mposhtur Korenë e Jugut 1-0, Meksika siguroi një vend në raundin e 1/32 të Kupës së Botës.

E luajtur në Guadalahara, ndeshja u vendos nga një gol i Luis Romo në minutën e 49-të, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit korean Kim Seung-Gyu. 

Kanadaja "luan tenis" me Katarin, Meksika ekipi i parë që

kanadaja botërori 2026

Lini një Përgjigje