Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Gjirokastër–Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, ndërsa automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, ambulancat, shërbimi zjarrfikës dhe efektivët e Policisë, të cilët u dhanë ndihmën e parë të lënduarve, siguruan zonën dhe normalizuan qarkullimin.
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Lini një Përgjigje