TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2026, 15:17

“Në moshën e tij peshoja 120 kg”, Ronaldo ‘Fenomeni’ dorëzohet para rekordeve të Lionel Mesit

Shkruar nga Pamfleti
“Në moshën e tij peshoja 120 kg”, Ronaldo
Ronaldo "Fenomeni"-Lionel Mesi

Lionel Mesi po vazhdon të shkëlqejë në këtë Botëror, duke udhëhequr Argjentinën me paraqitje mbresëlënëse dhe duke shtuar vazhdimisht numrin e golave në llogarinë e tij. Sulmuesi argjentinas po lë gjurmë në historinë e turneut, duke vendosur rekorde të reja njëri pas tjetrit.

Në sfidën ndaj Austrisë, ku realizoi dy gola, Mesi u ngjit në krye të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e Botërorit. Fillimisht ai la pas brazilianin Ronaldo Nazario dhe më pas gjermanin Miroslav Klose, duke marrë vendin e parë në këtë renditje prestigjioze.

Rekordi i ri i Mesit u komentua edhe nga vetë Ronaldo, i njohur ndryshe si “Fenomeni”, i cili nuk kurseu vlerësimet për yllin argjentinas.

Për perënditë e futbollit, këto statistika tregojnë se ai ka kaluar të gjithë të tjerët. Nëse dikush e meriton titullin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohëve, ai është padyshim Mesi. Është 38 vjeç, o Zot! Unë në moshën 38-vjeçare kisha mbyllur karrierën prej katër vitesh dhe peshoja 120 kilogramë”, deklaroi Ronaldo.

Legjenda braziliane ishte për shumë vite golashënuesi më i mirë i historisë së Brazilit në Botëror. Ai e mbylli karrierën me kombëtaren braziliane me 15 gola të shënuar në tre edicione të turneut. Ronaldo mori pjesë në katër Botërorë, por në edicionin e vitit 1994, kur ishte vetëm 17 vjeç, nuk luajti asnjë minutë.

ronaldo "fenomeni" lionel mesi kupa e botës

Lini një Përgjigje