Kupa e Botës

Kupa e Botës/ Përfundon në paqe çerekfinalja e parë, Kroacia dhe Brazili ia lënë shtesave fatin e kualifikimit - Sport
Sport 9 Dhjetor 2022, 17:54

Kupa e Botës/ Përfundon në paqe çerekfinalja e parë, Kroacia dhe Brazili ia lënë shtesave fatin e kualifikimit

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Botës/ Përfundon në paqe çerekfinalja e parë,

Kupa e Botës/ Përfundon në paqe çerekfinalja e parë, Kroacia dhe Brazili ia lënë shtesave fatin e kualifikimit

Mbyllet në barazim pa gola çerekfinalja e parë e Kupës së Botës mes Kroacisë dhe Brazilit

45 minutat e para i panë më shumë skuadrat të luftonin në mesfushë duke iu ruajtur njëra-tjetrës. Në minutat e para, Brazili kishte kontrollin e lojës, por aksionet nga krahët prodhuan pak lëvizje të rrezikshme.

Goditja e parë erdhi në minutën e 21 me Nejmarin. Vinisius tentoi portën me një aksion në qendër, por topi u ndal nga një mbrojtës. Pastaj ishte Nejmar i cili provoi të zgjidhte gjithçka individualisht, por Livakoviç ishte në pozicion.

Në fundin e pjesës së parë, Nejmar rrezikoi, por gjeti sërish në pozicion Livakoviç. Goditje dënimi direkte nga e majta, sulmuesi i PSG tentoi të befasonte Livakoviç, por ky i fundit kontrolloi topin edhe pas një devijimi në mur.

Sa i përket sfidës, ndeshja u dominua nga Brazili, por “Seleçao” gabuan përballë portës kroate, me ekipin e Zlatko Daliç të cilët bllokuan sulmin e frikshëm brazilian.

Sport Brazili Kroacia Kupa e Botës