TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Korrik 2026, 16:57

Rei Manaj pritet të bashkohet me Besnik Hasin, sulmuesi kuqezi në radarët e klubit turk

Shkruar nga Pamfleti
Rei Manaj pritet të bashkohet me Besnik Hasin, sulmuesi kuqezi në
Rei Manaj

Besnik Hasi ka hapur një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner, duke marrë drejtimin e Amedspor në Turqi. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare është prezantuar zyrtarisht në krye të skuadrës turke dhe synon ta rikthejë ekipin në nivele më të larta të futbollit vendas, me ambicien për t’u afruar sërish me skenat e rëndësishme europiane.

Hasi vjen në këtë detyrë pas eksperiencës së tij tek Anderlehti në Belgjikë. Megjithëse drejtoi një nga klubet më të njohura belge, ai nuk arriti ta shndërrojë skuadrën në një pretendente serioze për titullin kampion. Pas largimit nga pankina e Anderlehtit disa muaj më parë, trajneri shqiptar ka zgjedhur të vazhdojë karrierën jashtë Belgjikës.

Vetëm pak ditë pas prezantimit të tij tek Amedspor, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë që mund të përforcojnë skuadrën. Sipas raportimeve të mediave turke, klubi është duke ndjekur me interes sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rei Manaj.

Manaj u rikthye te Sivaspori gjatë merkatos së dimrit, por situata në klub ka ndryshuar pas lëvizjeve në drejtim gjatë javëve të fundit. Sulmuesi shqiptar pritet të largohet nga skuadra, e cila nuk arriti të sigurojë rikthimin në elitën e futbollit turk.

Megjithatë, Amedspor nuk është i vetmi klub i interesuar për shërbimet e tij. Mediat turke raportojnë se edhe Çorum FK dhe Kajserispor po monitorojnë situatën e sulmuesit, duke e bërë garën për firmën e tij më të fortë në prag të sezonit të ri.

besnik hasi amedspor skuadra turke rei manaj

Lini një Përgjigje