TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2023, 20:52

Trajneri i Kosovës komenton pikën e marrë në Izrael: Jam i kënaqur me rezultatin, lojtarët treguan se jemi gati për t’u kualifikuar

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Kosovës komenton pikën e marrë në Izrael: Jam i

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur me barazim 1-1 kualifikueset e “EURO 2024” përballë Izraelit. Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Alen Zhires u shpreh i kënaqur me rezultatin, edhe pse tha se mund të kishin bërë më mirë.

Ishte ndeshje që kërkonte shumë angazhim dhe shumë ritëm. Ndoshta rezultati nuk është i kënaqshëm, por jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve. Jam i kënaqur me rezultatin, në fund kemi mundur të fitojmë, por mendoj se rezultati 1-1 është mjaft i mirë.

Do të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Do të jetë rrugë e gjatë. Do të mundohemi. Ishte ndeshja e parë dhe natyrisht se kemi treguar mundësi dhe potencial të mirë. Lojtarët kanë treguar paraqitje të mirë për ndeshjet e ardhshme. Lojtarët kanë treguar se janë të gatshëm për t’u kualifikuar”, u shpreh Zhires.

alen zhires trajneri i kosovës ndeshja me izraelin

Lini një Përgjigje