TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2026, 20:46

Vllaznia “tërbohet” ndaj ekipit slloven, shkodranët fitojnë miqësoren e dytë me Balajn dhe Markun si protagonistë

Shkruar nga Pamfleti
Vllaznia “tërbohet” ndaj ekipit slloven, shkodranët
Skuadra e Vllaznisë

Vllaznia ka regjistruar fitoren e parë në fazën përgatitore që po zhvillon në Slloveni, duke mposhtur me rezultatin 6-3 skuadrën kroate NR Rudes në ndeshjen e dytë miqësore.

Pas humbjes 4-0 ndaj Olimpija Ljubljanës pak ditë më parë, ekipi shkodran u paraqit me një formacion të ndryshuar. Trajneri Edi Martini shfrytëzoi këtë takim për t'u dhënë hapësira futbollistëve që konsiderohen alternativa, si edhe lojtarëve të afruar gjatë merkatos, për të vlerësuar formën dhe potencialin e tyre.

Pjesa e parë u mbyll në favor të skuadrës kroate, e cila kryesonte 3-2. Të dy golat e Vllaznisë në këtë fraksion u realizuan nga Herald Marku, që mbajti në lojë ekipin shkodran.

Në pjesën e dytë, Vllaznia ndryshoi ritëm dhe u shfaq më efikase në fazën sulmuese. Fillimisht barazoi falë një autogoli të kundërshtarëve, ndërsa më pas Bekim Balaj realizoi dy gola. Serinë e golave e kompletoi Ara, duke vulosur fitoren bindëse 6-3.

Ky ishte testi i dytë për Vllazninë gjatë grumbullimit në Slloveni, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Rezultati pozitiv dhe reagimi i skuadrës në pjesën e dytë përbëjnë sinjale inkurajuese për stafin teknik në prag të sfidave zyrtare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

vllaznia rudes ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje