TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2026, 20:14

Zhbllokohet ndeshja në “Air Albania”, Luksemburgu ndëshkon Shqipërinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Zhbllokohet ndeshja në “Air Albania”, Luksemburgu ndëshkon
Shqipëri-Luksemburg

Zhbllokohet ndeshja në “Air Albania”, Luksemburgu ndëshkon Shqipërinë që në minutën e 8. Dardari kaloi me lehtësi Pllanën dhe më pas pasoi në qendër për Sinanin i cili tundi rrjetën.

Kuqezinjtë do të kërkojnë të lënë pas zhgënjimin e pak ditëve më parë dhe t’i sigurojnë trajnerit Maran të paktën një fitore në javën e tij të parë në drejtimin e kombëtares.

Vetë tekniku italian ka bërë tre ndryshime në krahasim me 3 ditë më parë në formacion. Ajeti, Mehmeti dhe Broja nuk janë në rreshtim, të zëvendësuar përkatësisht nga Pllana, Bajrami dhe Uzuni. Për Mehmetin duhet theksuar se mungon për shkak të një viroze, ndërsa Uzuni është rikuperuar nga një e tillë që e pengoi të ishte pjesë e ndeshjes së parë.

Lini një Përgjigje