TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë15 Janar 2024, 10:13

Ambasadori i ri David J. Kostelancik, po vjen si “Fuhreri” i korrupsionit me Yllin e Davidit!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Ambasadori i ri David J. Kostelancik, po vjen si “Fuhreri” i
Sekretari Shtetit Antony Blinken dhe ambasadori i ri në Titanë, David J. Kostelancik

Na duhej një ambasador amerikan trim, që i prin karvanit e nuk dëgjon qentë që lehin nga pas e anash. Dhe për fat, ai po vjen...

Ambasadori i ri amerikan David J. Kostenlacik, i njeh qentë e fshatit tonë, që kur ishin qenushë të vegjël e angullinin si kanakarë pas Saliut, që me kujdes, u “krihte” leshrat për t’i bërë egërsira.

Saliu sot është për vete në një kolibe.

Ka filluar t’i ulërijë me vaje sa Amerikës, sa charterit të Edi Ramës, që kur fluturon nëpër autostradat e Qiellit, e ngatërron me Yjet.

Qenushët e kanë harruar babain që i ushqeu, edukoi e rriti.

Kanë 11 vjet që të gjithë bashkë, hungërijnë në katër kope, prandaj ambasadori Donald Lu, i akomodoi në katër rezidenca, në katër Klanet Mafioze të stepave të korrupsionit.

Donal Lu, pasi kishte shkulur Yllin e Davidit nga magjitë që lidhin Njeriun, Engjëjt dhe Xhindët, këtu e 3000 vjet më parë, u çlodh pak me idenë se po, këtu në Shqipëri, duhet të vijë “Hitleri” i korrupsionit me Yllin gjashtë cepësh, në të katër cepat e perimetrit, ku mafiozët kanë ndezur zjarre që të mos u ofrohet drejtësia.

Holokausti i mafiozëve, që do të nisë zbatimin sapo të vijë ambasadori i ri, në përmasat e dialektikës së fshatit tonë, nuk vlerësohet si torturë, por si dispeçeri rregulluese për rrëmujtarët  e komunitetit të kriminelëve, në Zbatim të Urdhrit Ekzekutiv të Presidenti Joe Biden për shfarosjen e mafies në Ballkan.

Me kalemin e Piktorit, të mprehur me briskun e doktorit, ishte e pamundur që në derë të çdo hajduti, të vizatohet ylli i verdhë i Davidit.

Darovisht, falas fare, media e lirë, vizatoi tabloidin e pastrimit që pritet.  

Emrat dhe mëkatet e çdo hajduti, edhe të ca prokurorëve të SPAK-ut që dridhen si thuprat në ujë, ambasadori i ri, mundet t’i gjejë të vizatuara brenda kapakëve të Pamfletit, që me ngjyra drite, ka nxirë të nesërmen e secilit që plotëson kushtet për sekuestro dhe burg.

Çdo njërit i është qepur në ballë gjashtë cepëshi,  prandaj 4 Klanet Mafioze janë veshur lashtërisht, për të mos u njohur lehtë e për t’u mbrojtur bashkërisht.

I kanë lidhur atomet me mbërthecka reaksioni, dhe sot që ju ka plasur cipa e energjive, kanë dalë haptas antiamerikanë.

Kjo e “ligë” është në linjë.

Syri i synimit, është në vrimë të portës së veprimit.

Zotërinj hajdutë ngushëllime!

Nuk ju shpëtojnë as ojnat, as bojërat, pasi ambasadori i ri David J. Kostelancik, po vjen si “Hitleri” i korrupsionit me Yllin e Davidit!/Pamfleti 

 

fuhereri i korrupsionit ambasadori david j. kostelancik ylli i davidit

Lini një Përgjigje