Sali Berisha e mbrojti në 1994, Rama e emëroi ministër në 2026; pa asnjë verifikim për të kaluarën e tij të errët...
Në dosjen e emërimit të Ferit Hoxhës si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, mungojnë dokumente kryesore që lidhen me figurën morale gjatë ushtrimit të detyrave dhe integritetin personal të tij, për të kaluarën gjatë periudhës së ish-diktaturës komuniste.
Sipas ligjit, organet e larta që bëjnë propozimet, miratimet, emërimet dhe dekretimet e anëtarëve të qeverisë, kanë detyrimin që procedurat t’i fillojnë me verifikimin e figurave, nëse ato kanë “njolla” morale dhe përfshirje në shërbimin e ish-Sigurimit të Shtetit.
Verifikimi i figurës së ministrave bëhet me qëllim që gjatë ushtrimit të detyrave ata të mos shantazhohen nëpërmjet të kaluarës së tyre të errët, sidomos kur funksionet kanë lidhje me marrëdhëniet diplomatike, ndërshtetërore dhe të sigurisë kombëtare.
Informacioni i ardhur në “Pamfleti” zbulon se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka dy “njolla” në rininë e tij: ka qenë bashkëpunëtor i strukturës së ish-Sigurimit të Shtetit dhe ka një aferë seksuale gjatë detyrës në ministrinë e Jashtme.
Sipas informacionit, ministri Ferit Hoxha është rekrutuar si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit në vitin 1988, kur ishte 21 vjeç, student i Gjuhës Frenge në Tiranë, i rekomanduar nga një shef sigurimi nga Kopliku, mik i babait të tij, Brahim Hoxha.
Në moshën 24 vjeçare, për kontributin si “syri dhe veshi vigjilent aktiv” i ish-Sigurimit të Shtetit, edhe brenda lëvizjes studentore të “Dhjetorit ’90”, Ferit Hoxha u rekomandua dhe u katapultua specialist në ministrinë e Jashtme.
Ndërsa në aferën seksuale, i kapur në flagrancë me një kolege, ministri Ferit Hoxha u përfshi në muajin maj 1994, kur ishte Shef i Sektorit për Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian në Ministrinë e Jashtme.
Ky skandal u mbyll me urdhër të Sali Berishës, nëpërmjet presionit të SHIK-ut ndaj zyrtarëve të ministrisë së Jashtme, pa asnjë pasojë për shefin e preferuar, Ferit Hoxha. Por, si presion, ia regjistruan skandalin në dosjen personale dhe pas disa muajsh e çuan këshilltar të Shqipërisë në OKB.
Pas 1 viti pranë OKB-së, po me urdhër të Sali Berishës (por nuk dihet me çfarë ndikimesh), “spiuni” dhe i preferuari Ferit Hoxha u rikthye me detyrën e Drejtorit për Marrëdhëniet Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Bën përshtypje fakti se në çdo detyrë gjatë 34 viteve në shërbimin e jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxhës nuk i është përmendur afera seksuale dhe damka e bashkëpunëtorit të ish-Sigurimit.
Në çdo detyrë diplomatike ku e kanë emëruar në vitet 1992–2026, çuditërisht, ministria e Jashtme, Kryeministria, Kuvendi, Komisioni Parlamentar i Jashtëm, për funksionarin Ferit Brahim Hoxha nuk kanë kërkuar të dhënat e figurës së tij.
Edhe në muajin mars 2026, kur e emëruan ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Kryeministria nuk kërkoi të dhëna për figurën e Ferit Hoxhës, duke i fshehur aferën seksuale dhe “njollën” si spiun i ish-Sigurimit të Shtetit./Pamfleti
Per Te super she controls pd Alia, me Parë dhe kur u be president , infiltroi ne pd shume figure ish baskets te sig Te shtetit , Te cileve dogji dosjet , Ky pasta qene ne posit mesatare ka pas Te tjere ne posits te larta . Kjo eshte pasoje e luftes qe Alija , ppsh dhe ps I nene pd dhe pluralizmin politik . Kjo shpjegon dhe luften e participate qe ato zhvilluan kunder Berishes qe ne 90 e vazhdojne akoma ,me qe columnar ishin siege , kur kohe mbas kohe ai binder per Te Kalyan e Tyre , I eliminate nga postet Fatkeqesi e popullit eshte se partia ps ishte ppsh me Arusha enrich po me Te been procedure Pune dhe ideologies . Nuk mind Te ndertohet shteti demokratik duke u bazu dhe punu m I krime e partise ne komunizem . Ne se ps do ishte kriju duke shkri ppsh dhe denu pjesen kriminale te saj , me ideologji dhe platforms politike Te re , sot ne do ishin si zvicra
Shifi ku I ka cu dashnoret e veta ky spiuni sa u bo minister
Ky spiun horr a e dini ku i emeruar dashnoret, servil, spiun e letyrat e ministris ku ia shkuar me metodat qe ka ndjek vet e I pelqen Ky servil paturp ate kategori pelqen e mbeshtet
Ky eshte shume i kapur. Ne 1992 u kap ne Amerike me 5 diplomate te tjere duke i kerkuar favore seksuale nje femre e cila rezultoi police e maskuar. Media amerikane e pasqyroi fort. U pushuan nga puna, pervec ketij Feritit. Ne 2009 nenshkroi marreveshjen famkeqe me Greqine per detin, nderkohe qe i jepte info opozites socialiste. E emeruan ambasador ne Mision ne OKB. Atje "humbi" laptopin e informacioneve sekrete qe ka cdo ambasade. Deputetet socialiste, posaçerisht Ilir Gjoni, denoncuan kete ne parlament. Ne 2014 qeveria Rama coi ne prokurori ekipin negociator, me kryetar kete Hoxhen, te detit me akuza per tradheti te interesave kombetare. Me pas i promovoi te gjithe si ambasadore dhe Hoxhen ne postin me te larte ne Ministri. Pak me vone e coi Ambasador ne UNESCO, duke larguar me arrogance nga aty nje femer diplomate kariere pa perfunduar as gjysmen e mandatit. Me pas vijoi pa fund me poste ambasadori. Bashkejetuesja apo e dashura e tij ne 2 vite ka marre 3 poste ambasadori, nje rast i pa precedent. Tani Minister i Jashtem!! Cfare fshihet pas kesaj? Vellai i tij, Gezim Hoxha, eshte nen hetim nga SPAK, me Ergys Agasin per aferen AKSHI biznesi i failjes se Surrelit. I kane bllokua pasaporten dhe nuk udheton jashte shtetit, vellai i Ministrit te Jashtem. Ferita Hoxha paska qene i rekrutuar si bashkepunetor sigurimi ne 1988, kur ishte student. A mos ketu e tek AKSHI qendron suksesi i Feritit pervers i 1992, humbesi i sekreteve shteterore, firmoses antiligjor, vellai i te akuzuarit per AKSHIN?! Prandaj mos u çudisni me blepirjen per narko Ramen. Edhe opozita nuk merret me Feritin, ish b.. lepiresin e saj.