TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë27 Dhjetor 2025, 10:21

Pazari i fundit për “Bankers”: Paqja fiskale i shpëton kompanisë 120 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti

Pazari i fundit për “Bankers”: Paqja fiskale i shpëton

Ministri i Financave dhe kryedoganieri bllokojnë ekzekutimin e gjobës, për ta futur kompaninë në “Paqen Fiskale” dhe për t’ia zeruar borxhin me urdhër politik...

Prej 6 muajsh, shefat e kompanisë “Bankers” janë të arrestuar për evazion fiskal në vlerë 5 miliardë euro, por ata vijojnë të kenë fuqinë të urdhërojnë shefa të qeverisë, për t’u favorizuar që të mos paguajnë detyrimin doganor dhe gjobën me vlerë 120 milionë euro, të vendosur për mashtrim fiskal-doganor.

Përsëri bllokim gjobe nga qeveria

Në fillim të nëntorit 2025, Dogana e Fierit i ka ridërguar kompanisë “Bankers” njoftimin për shlyerjen e detyrimit brenda datës 22 dhjetor. Në rast të kundërt, brenda datës 31 dhjetor, vlera do t’i konfiskohej në banka ose nëpërmjet pasurive, për shumën që nuk do të plotësohej nga llogaritë bankare.

Por në lojë për të favorizuar hajdutët e “Bankers”, që të mos paguajnë detyrimin prej 120 milionë eurosh, janë futur Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Drejtori i Doganave, Genti Gazheli.

Sipas informacionit të “Pamfleti”-t, nga burime brenda Ministrisë së Financave, ministri Petrit Malaj dhe kryedoganieri Genti Gazheli kanë bllokuar procedurën dhe urdhrin e Doganës së Fierit.

Bllokimi i ekzekutimit të vendimit gjyqësor është bërë me qëllim që kompania “Bankers” të mos e paguajë gjobën brenda datës 31 dhjetor, që është afati i fundit ligjor.

Nëse nuk paguhet brenda datës 31 dhjetor 2025, detyrimi prej 120 milionë eurosh përfshihet në ligjin “Paqja Fiskale” nga data 1 janar 2026 dhe “Bankers” nuk do ta paguajë, pasi detyrimi do t’i zerohet.

Nuk do shumë mend për të kuptuar se ministri Malaj dhe kryedoganieri Gazheli, për bllokimin e ekzekutimit të gjobës, kanë vepruar me urdhër të Edi Ramës, kryeministrit që i ka modifikuar tre herë kontratën e “Bankers”, duke e përjashtuar nga të gjitha taksat, duke i hequr tatim-fitimin dhe duke i përgjysmuar rentën.

Kjo situatë i ka ardhur për shtat ministrit Malaj, pasi kompani të lidhura me të kanë bërë dhe miratuar bilancet false të “Bankers”, ndërsa Genti Gazheli ka lejuar mashtrimet fiskale-doganore.

Kronologjia e pazarit për t’ia fshirë gjobën “Bankers”-it

Mashtrimi doganor prej 30 milionë eurosh që bëri “Bankers” u zbulua në muajin prill 2019, ndërsa gjoba prej 90 milionë eurosh iu vendos më 31 maj 2019. Por më 17 korrik 2019, ish-ministrja Anila Denaj urdhëroi Drejtorinë e Doganave që “Bankers”-it t’i pezullohej gjoba.

Paralelisht me pazarin, bosët e “Bankers” nxorën 270 milionë euro jashtë Shqipërisë, duke i lënë llogaritë bankare bosh, si masë sigurie që të mos gjendej asgjë për sekuestrim.

Për t’u garantuar më tej, shefat e “Bankers” zhvilluan gjyqe dhe i fituan në të dyja shkallët, të mbështetur nga Ministria e Financave dhe Avokatura e Shtetit, të cilat pranuan fshirjen e gjobës.

Por pas plasjes së skandalit dhe raportit të KLSH-së, Drejtoria e Doganave, më 21 mars 2022, bëri rekurs formal në Gjykatën e Lartë, e cila rrëzoi vendimet e dy shkallëve të mëparshme dhe urdhëroi kompaninë “Bankers” të paguajë 120 milionë euro. Megjithatë, qeveria nuk ia kërkoi pagesën.

Tashmë, Edi Rama synon t’ia heqë gjobën “Bankers”-it nëpërmjet ligjit “Paqja Fiskale”, duke përdorur ministrin Petrit Malaj dhe kryedoganierin Genti Gazheli, për të mos ia marrë detyrimin brenda datës 31 dhjetor 2025, që është afati i fundit ligjor./Pamfleti

 

pazari i fundit për bankers paqja fiskale

10 Komente

  1. T
    Tng

    Te medhenjte shpetojne ,ju marin edhe ate pake drither qe kishin per dimer hallexhijte,tani keta votues te majte le ti bien bythes tyre se jane mesuar me kete avas….

    1. "
      "Tërmetet" e Zharrëzës

      Shumë pak i paskërkan falur. 120 milionë euro Bankersit nuk i dalin as për një gjel deti. Mëkat!

        1. S
          Sokrati

          Nese kjo gjobe fshihet nga amnistia fiskale eshte direkte pergjegjesi e Doganave te cilat me qellim e kane shtyre afatin e vjeljes se saj pa asnje arsye. E gjithe procedura e ndjekur eshte ne kundershtim me ligjin dhe dikush duhet te mbaj pergjegjesi. Nje rast flagrant, nje vlere e jashtezakonshme e cila per qellime te pastra korruptive behet sa hap e mbyll syre ZERO. Skandal i nivelit AKSHI BALLUKU.

          1. L
            LENCI

            PSE TE MOS MENDOJNE QE PAQJA FISKALE ESHTE POROSITUR PER TE SHERBYER PER TE TILLA RASTE SI BANKERS, CUBI I GJATE I QEVERISE PER KTO PUNE ESHT JO PER TE QEVERIS SHQIPRINE. MOR PO KUSH DUHET ME JA NDAL DOREN E RENDE KTIJ ED RAMES NE KET VEND KET SPO KUPTOJ. KY NE VEND TE NDALET KALO NGA NJE MASKARRALLEK NE TJETRIN DHE ASKUSH NUK JA NDAL FUXHYTIN. I VETMI PERBALLE TIJ ESHTE SALI BERISHA, TURP E FAQE E ZEZE. PSE SI BLLOKO SPAKU KETA GAZHELET, MINISTRAT E USHTARET E VERBER TE ED RAMS????????!!!!!!!!

            1. Z
              Zzz

              korrupsion nuk ka brire , bie ere mut politika fiskale e palloshit te Surelit Ram çorapekuqit

              1. S
                Specialisti

                Kush eshte ky paleo minister i financave dhe kryedoganier qe me urdher te nje k/ministri te dekompozuar politikisht, bejne pazare te pista me me kompanine Bankers petroleum qe te mos paguaj detyrimin doganor deri ne 31 dhjetor/2025, ne menyre qe ai ti falet nga paqa fiskale? A mos eshte edhe ky pazar pjese e skemave korruptive midis qeverise dhe Bankers Petroleum? A e dine keta hajdute me kollare qe BPAL, nje eshte nje kompani mafiozesh, qe ka 21 vite qe jo vetem vjedh pasurine natyrore te shqiptareve, Arin e Zi, ne nje nga vendburimet me te medhenj ne europen kontinentale duke mos i paguar asnje taks dhe detyrim fiskal shtetit, por edhe qe po e shkaterron te gjithe kete pasuri natyrore minerare duke e kthyer ne te pa rikuperueshme, ka bere nje ndotje masive ne te gjithe ambientin dhe me gjere deri ne bregdet duke e kthyer gjithe siperfaqen e vendburimit ne pellgje te mbushura me bitume, me mbeturina nafte, me shkarkim te gazeve helmues ne atmosfere, qe e kane transformuar ate ne nje “Cernobil” vdekjeprures per shqiptare dhe me gjere, si dhe ka shkaterruar pronat private dhe shendetin e banoreve ne zonat per rreth! Ky precedent i rrezikshem, favorizon jo vetem kompanine Bankers Petroleum, por edhe gjithe kompanite koncesionare qe shfrytezojne vendburimet tjera te naftes, qe jane shembelltyre e saj dhe qe i kane per te paguar shtetit te njejtat detyrime fiskale dhe kane shkaktuar te njetat pasoja shume negative ne keto pasuri natyrore, siҫ jane vjedhja e tyre, shkaterrimi nga shfrytezimi barbar dhe ndotja masive e ambientit, etj. Sejcila prej tyre eshte nje Bankers Petroleum me vehte, duhen hetuar nga drejtesia dhe ti pezullohet aktiviteti operativ. E njejta situate eshte edhe ne minierat e kromit, bakrit, etj., ne zonen veriore te shqiperise. I gjithe teritori shqiptar ndodhet ne nje emerxhensi dhe duhet shpetuar nga rreziku qe po i kanoset ne gjithe keto vite prej bandave hajdute PS-PD. I beje thirrje publike partive opozitare te reja, socialisteve dhe demokrateve te ndershem nese ka mbetur ndonje, qe t’a bejne kauze te tyre per te ndaluar keto veprime mafioze te qeverise dhe bandave PS-PD, qe po vjedhin dhe shkaterrojn pasurite natyrore minerare bashke me konҫesionaret oligarke.

                1. x
                  xxx

                  Abuzim me te paster me detyren nuk ka. Qe nga ministrja deri te Drejtori doganave. Ministri aktual nuk ka lidhje me kete.

                  1. K
                    Kristi

                    Ky ligj u be per te falur gjobat e politikaneve aty ku ata vete jane aksionere dhe jo per njerzit e thjeshte Nje reklame e piste qe ju bej kesaj amnistie ne shume media Me pak fjale amnisti per hajdutet

                    1. i
                      ininin

                      Ujku te shuan nga krahu tjeter, po ben kerdine. E tha mire Bracja po se degjon akoma njeri.

                      Lini një Përgjigje