TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 8 Shtator 2025, 17:32

Qeveritarët dhe ryshfetxhinjtë e AKU, si po e lejojnë krimin ushqimor

Shkruar nga Pamfleti

Qeveritarët dhe ryshfetxhinjtë e AKU, si po e lejojnë krimin

Drejtuesit e AKU, nuk ndëshkojnë dhe nuk publikojnë emrat e fermave, fabrikave ushqimore e importuesve që fusin në treg produkte “vrasëse”, sepse në këto biznese janë të përfshirë politikanë e qeveritarë...

Më 2 korrik 2025, Edi Rama urdhëroi pezullimin e aktivitetit të AKU-së dhe reformimin e saj. Në realitet, asgjë nuk u pezullua. Krimi ushqimor vazhdon dhe në institucion janë po të njëjtët drejtues e inspektorë që hartojnë raporte false kundrejt ryshfeteve. Madje janë shtuar edhe 40 militantë që u futën si shpërblim për mbledhjen e votave.

Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon ku lejohet të prodhohen dhe tregtohen produkte të mbushura me kimikate të rrezikshme, me data skadence të falsifikuara dhe me origjinë të manipuluar. Në tregje e magazina gjenden fruta, perime, mishra me salmonelë, bulmetra me vaj palme e pluhur, produkte të ardhura nga frigoriferë 20-vjeçarë në Brazil e Serbi, por me raporte “të pastra” nga AKU.

Kontrollet e huaja e kanë nxjerrë zbuluar këtë biznes kriminal. Pjeshkë, speca e domate me përmbajtje nikeli janë bllokuar në Kroaci e Slloveni, por në Shqipëri vazhdojnë të shiten lirshëm. Në vend që të nxirrnin emrat e fermave dhe kompanive që i eksportuan, drejtuesit e AKU mashtruan duke thënë se këto produkte nuk gjenden në treg. Janë me shumicë, por lejohen të konsumohen nga shqiptarët.

Ky sistem funksionon sepse pas tij fshihen politikanë, ministra e deputetë që kanë ferma, tregje dhe monopole importi. Drejtuesit e AKU shpërblehen me ryshfete dhe garanci vendesh pune. Ish-ministri Niko Peleshi lejoi përdorimin masiv të insekticidit “Silicon Mix”, një helm i ndaluar në Europë. Prokuroria e pushoi hetimin. Kryetari i Komisionit Parlamentar Eduard Shalsi loboi për fabrikat e bulmetrave që të përdorin qumësht pluhur dhe vaj palme deri në 60% të përbërjes, duke e kaluar me ligj dhe vendim qeverie.

Ky është realiteti: një rrjet krimi ushqimor që vepron me bekim qeveritar, ku produktet e helmimit masiv marrin vulën e sigurisë nga AKU. Dhe shqiptarët, të pambrojtur, paguajnë me shëndetin e tyre për ryshfetet e zyrtarëve dhe pazaret e Bablokut./Pamfleti

aku qeveritarë ryshfetxhinjë krim ushqimor

1 Komente

  1. Z
    Zgjohuni

    Bravo PAMFLETI,mut palodrejtësia e paloopozita që vazhdon ti bëjë karshillëk kriminelëve të veshur me pushte. Harroj kriminelë e bashkpuntore që fundi i tyre shmë shpejt do t’jetë i turpshëm e pa kthim, për këta të pa brekë që i la dita e milioner i ngrysi nata.

    Lini një Përgjigje