
Para se të fajësojmë komunitetin që ecën përmbi absurditet, duhen prishur balancat politike të konservuara në kriminalitet...
Sali Berisha urrehet, ndaj nuk e fitoi as Kukësin që e kishte gati, si me thënë, hajde merre dikush aman, se na koritën Safeti me atë kërriçin e Surrelit.
Në fakt, Gjici nuk u pastrua fare në lavatriçen e partisë, se Babloku kishte ca punë më të mëdha me dosjen McGonigal dhe pastrimin e parave të vjedhura, e nuk e vriste mendjen për Kukësin.
Me mbathjet e Safet Gjicit në duar, i ranë Kukësit anë e mbanë Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, për të zbardhur fytyrën e bashkisë e nxirë moralin e pushtetit të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që gjithë fshati e di se janë vëllezër në politikë e hajdutëri.
Edhe dikur, në Dibrën e Shukriut me vrima në brekushe, Partia Socialiste nuk u shfry, por e rriti barkun, se Saliun e ka frikë njerëzia më shumë se turpin që të nxin fytyrën.
Safeti ta fut në tule, Saliu në lule, ose fshatarçe Safeti të q... e të jep edhe lekë, Saliu të q... e pastaj që rras një ko*e plumbit!
Kaq e thjeshtë është analiza.
Fushatë me brekët e Safetit në duar e koburen në brez, sikur nuk shkon o Sali?!
Gjithë Kukësi qeshi me ta. Ngjanin sikur kampionët e të pamoralshmëve, kishin dalë nëpër fshat me brekët e kurvave, e ecnin nëpër ajrin e maleve, duke kutërbuar erë edhe më të keqe se mbathjet e Almës dhe Safetit, kur u zunë gafil.
Safeti i Edit dhe Shabani i Saliut kanë të njëjtën diplomë, apo jo?!
Safetin e izoloi partia, sapo u zbulua se i jepte mësim në veglën e fyellit Almës së Kaçajve në zyrën e shtetit; Shabanin vetëm e rrahën me shpulla dhe e bënë miks për ministra e zyrtarë, kur e gjetën cullak, ndaj kuksianët nuk kanë asnjë faj, fitorja i takon Safetit dhe pikë, që nuk e luan as Pandeli Majko.
Euforia e kuksianëve të përulur vetëm përballë traditave të mira, nuk i humb fare reflekset, kur mantelin e moralistëve të pamoralshëm, e veshin Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, me turinj të nxirë prej grushteve të fshatarëve, nga Vermoshi në Konispol.
Votat e kuksianëve nuk ishin lule për PS-në, por ndjesi të liga për PD-në.
Para se të fajësojmë komunitetin që ecën përmbi absurditet, duhen prishur balancat politike të konservuara në kriminalitet.
Ky është mesazhi që jep vota në Kukës.
Pushteti është gërmadhë, ndaj kultura e votimit ka komplekse, deri në përsosmëri sensacionale groteske, impresionuese, për horrin më voc.
Magjia e gënjeshtrës më të bukur, nuk hipnotizon dot viktimat që edhe plagët i prekin me zor o Sali Ziu, ndaj s’ke ç’bën, plas si gjarpri në diell, Kukësi i takon Safetit!/Pamfleti
Lini një Përgjigje