TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë17 Shkurt 2025, 10:43

Susan Wiles në Mynih, e mban larg Edi Ramën nga J.D Vance

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 Susan Wiles në Mynih, e mban larg Edi Ramën nga J.D Vance

He is a Soros buffon. Stay as far away as possible...

Edi Rama ka rënë përfundimisht. Bllokimi për të mos u takuar me Delegacionin zyrtar amerikan në Konferencën e Mynihut e dogji dhe nga dita në ditë pritet të shkojë për skrap bashkë me shumë derdinmenë teveqel të Aleks Sorosit që ka ardhur duke u zvogëluar nga gërmimet e 4 Klaneve Mafioze nëpër galeritë e pikturave me portrete piratësh.

Ja zgjatëm pak bishtin fjalisë dëftore Rama ka rënë, me ndihmën e 3 pikave, gramatikisht ligjore, për të lidhur qentë e konakut e pët të zgjidhur qentë e sokakut e SPAK-ut, që edhe në vend të pikave pëlqejnë pikëpyetjet.

Edi Rama, edhe pse kishte lobuar të afrohet diku sa për një foto me zv/presidentin J.D Vance, apo Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Shefja e Kabinetit të Presidentit Trump, Susan Wiles e bllokoi. 

Në këtë kohë që tenja ka brejtur fondet e Amerikës, tendën e Aleks Sorosit, tavën e Charles McGonigalit, tavanin dhe suvanë e Sulltanit të Surrelit, kafazet e kanarinave dhe tigrave, nuk është nevoja të jesh tregimtar i shquar, për të shpikur pak hirrë nga djathi i sorrave që kanë hipur mbi kunjë të kalbur të sistemit kullues në kullën autoblindë të Altin Dumanit, por mesazhet i merr më të qarta nga Mynihu.

Rama loboi edhe të merrte pjesë në darkën e nivelit më të lartë, ku ishin zv/presidenti J.D Vance, si dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe shumë të tjerë të përzgjedhur.

Në momentet e fundit, mesazhi bombë “He is a Soros buffon. Stay as far away as possible”, i dogji letrat e Bablokun përgjithmonë.

“Ai është një bufon i Sorosit. Qëndroni sa më larg”, ishte shpërthimi i “nëndheshëm” i informimit nga Susan Wiles, gruaja që i dha mesazh edhe SPAK-ut që të veprojë shpejt.

Pas këtij imazhi, fshihet figura koreografike e zgjedhjeve politike, që nuk është larg, por më 11 të maj, aty ku preket maja e mashtrimeve të marrëzisë së manjakëve majtistë për mandatin e katërt, katër fish më i zi se i pari, priten ngjarje të mëdha.

Edi Rama është djegur nga Uashingtoni dhe nuk ka shanse të afrohet me perëndimorët./Pamfleti

susan wiles edi rama munih j.d vance

Lini një Përgjigje