
Gjergji i Peshkut, një “Fejton” i dobët e qesharak i Edi Ramës
Gjergj Luca në SPAK, shkoi si cjapi tek kasapi. Kështu flitet gjithandej nëpër fshatin që e njeh Gjergjin e Peshkut, si të lidhur me mafien shtetërore, si të hetuar nga shërbimet e huaja për ekonominë e pushtetshme dhe pushtetin për të përdorur Bablokun si Gomar kurriz-fortë për punët e veta.
Unë i them të lumtë!
Më mirë në kurriz të Gomarit të Surrelit, se Safetit të Kukësit që ka sifat të keq.
Çdo biznesmen, duhet ta ketë një Gomar që ecën drejt perëndimit, sidomos kur bën rrugë të gjatë e kalon fshatin e vet.
Edhe Thesari i Shtetit, me Gomar u vodh, ndryshe nga ai i Shkodrës që për Gomar u përdor Tanku, se ishin brenda fshatit, apo jo?!
Aty në SPAK, është edhe dosja me datë të falsifikuar nga hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët, se grabitja u bë më 16 mars 1997, jo më 22 qershor 1997, siç betohen kriminelët tanë.
SPAK-u, sa hap vrima në ujë, kush media “shpif” mbi këto fakte, apo “nxin” figurën e Gjergj Lucës, të thotë, cili shqiptar e beson se Sheikët tanë nuk kanë vjedhur asnjë dollar nga pasuritë dhe taksat e tyre.
Si shembulli i një pasaniku që në dhjetë vitet e fundit vuri pasuri disa herë më shumë se rroga e gjithë Presidentëve të SHBA-ve në 247 vjet, media e lirë që as ha peshk e as i hipën ndonjë Gomari të pushtetit, ka shtruar në publik disa pyetje, ka vënë shumë pikëpyetje e pikë çuditëse rreth një fenomeni që ende nuk e njeh kjo Botë.
Po ç’broçkulliti Gjergji në Spak atëherë?!
Pasi ja futi një p*rdhe të madhe, që i shijoi Bablokut dhe mediave që ndezin kamerat e sinjalet me dritën e parave të inceneratorëve, kontrolloi dosjen e vet, se kot nuk të del nami apo jo?!
Prapë mirë bëri nëse u dha porosi prokurorëve të kenë kujdes, të mos e ngucin realitetin e kthyeshëm në pllakë të gërryeshme nga amerikanët dhe media “çatalle”, që u është mbërthyer atij dhe Gomarit që kap për kapistre, sa herë i duhen pasuri publike për zhvillime strategjike.
O pika që nuk u bie!
Gjergji i Peshkut, që vlerësohet nga publiku si një “Fejton” i dobët e qesharak i Edi Ramës, akuzon median që guxon, se nuk e ka vendosur mirë pikëpyetjen në fund të rreshtit, shet po*dhë se Gomarin e punës e ka lidhur diku afër Selisë së SPAK-ut e nuk guxojnë ta ngucin, dhe dihatet si peshku në zall, para mikrofonëve që bien erë plehrash.
Pasi i kujtojnë që rregulli i parë, është se duhen hetuar akuzat e medias, pastaj shihen shenjat e pikësimit, Gjergji duhet t’u ketë bërë leksion prokurorëve, se këtej forca dhe mençuria, pasuria dhe hajdutëria, vijnë në paketa të thjeshta, të gjithë vjedhim sa të mundemi dhe mbrojmë dështimin tonë nga mëkatet tona.
Pasuria madhe, e frustruar nga varfëria ekstreme, është apo nuk është kriminale?!
Këto ka trajtuar media, ka kërkuar ringjalljen e sistemit të drejtësisë përmes ca fshikullimeve mbi Gomarin e Gjergj Lucës, të cilin duhet ta pyesim, i ka dhënë ndonjë pasaportë diplomatike Olta Xhaçka?!
Pra, me pak fjalë, nuk ka asgjë të keqe që Gjergj Luca ankohet në SPAK pse gazetarët i kanë rrahur Gomarin, se prej tij e ka pasurinë, po me mafien çfarë e lidh, se pritet të arrestohen si një e bëjnë dy, të gjithë investitorët strategjikë, pasanikët me prapavijë politike dhe Peshqit e Mëdhenj që kanë qelbur ujërat e korrupsionit?!
E keqja, ajo që e ndjen çdo shqiptar, nuk është as lakimi në dosjet e shërbimeve të huaja për krime, as frymëzimi i ambasadorit Donald Lu që i pagëzoi pasanikët Peshq, por përdorimi i kryeministrit si Gomar./Pamfleti
Lini një Përgjigje