Ky nuk trajnon vetëm hajdutë, por edhe shërbëtorë bandash...
Me një shpurë të tërë bashkëpunëtorësh gati për në burg, Edi Rama ka filluar të ndryshojë kursin e tepsisë që ha vetëm prej 11 vjetësh.
Tani që nuk i ka mbetur më askush dhe të gjithë, ministra e bashkëpunëtorë të lartë partie, janë për t’u përcjellë në qeli, i është futur kërkimeve, dhe përveç akademisë politike në të cilën fiton ai që e lëpin me mirë, ka filluar mbledh njerëz nga rruga.
Dy ditë më parë, Kryeministri i Shqipërisë i ka lënë në dorë Policinë e Shtetit një njeriu që drejtësia e re dhe ajo e vjetër e ka nën hetim për lidhje me krimin. Pasi gërmoi lart e poshtë, ai futi dorën në thesin e "kandidatëve" dhe nxori prej andej, Ilir Prodën, një njeri për të cilin ka prova që i ka shërbyer krimit dhe që afërmendsh vazhdon ta bëjë.
Zor të ketë njeri të besojë që Babloku nuk e njeh historinë e jetës dhe karrierën e Drejtorit të ri të Policisë. Zor të jetë e mundur që mbi tavolinën e tij të mos jenë dorëzuar të dhënat e vërteta për të. Megjithatë Proda nisi karrierën e lartë në polici.
Asgjë për tu çuditur përderisa edhe shefi i Prodës, nuk ka ndonjë të dhënë më premtuese. Përkundrazi! Ministri i Brendshëm është pikërisht një emër i ardhur nga rruga që firmosi të zëvendësonte një paraardhës që nuk e donin bandat, që rrotullojnë rreth gishtit çdo pushtet e para të Shqipërisë.
Mjafton të pyesni rreth e rrotull: kush është Ervin Hoxha? A mund t'ju përgjigjet njeri?
Çfarë ka bërë ai që të plotësojë kriteret për të qenë Ministri i Brendshëm? Çfarë kontributesh ka, përveçse ka shërbyer herë si përgjegjës sektori e herë si drejtor i pashquar në institucione periferike ku edhe lëpirja shpërblehet modestisht?
Pra, si u katapultua ky njeri në karrigen e ministrit?
Dhe shumë pak më vonë, vjen me të njëjtën histori edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Përgjigja është e thjeshtë.
Edi Rama ka mbetur krejtësisht vetëm. Njerëzit e afërt, me bekimin e tij, i vodhën gjithçka Shqipërisë, por u zbuluan. Ata vodhën aq shumë dhe aq sheshit, sa Babloku nuk i ndihmon dot. Prandaj, përpara se hajdutët të lënë zyrat, Rama ka filluar të gërmojnë nëpër kanale për të gjetur zëvendësuesit. Njerëz nga rruga, që budallallëku i shtyn, njërin të pranojë postin e pasardhësit të një ministri që bandat nuk e deshën, e tjetrin të shkojë tek burimi i informacionit për t'ju shërbyer qorrazi të njëjtave banda.
Njerëz pa asnjë lloj kontribut politik.
Njerëz të paprovuar në menaxhim dhe vendimmarrje.
Njerëz që nuk njohin ligjin por vetëm Maliqin dhe që me siguri besojnë se po bëjnë karrierë e kanë fituar pushtet.
Por historia është e pamëshirshme. Ajo na kujton se Edi Rama e ka bërë edhe herë të tjera këtë. Ka marrë njerëz nga rruga, i ka përdorur siç ka dashur, aq sa ka dashur, dhe në fund nuk i ka kthyer në rrugë, por i ka drejtuar drejt burgut.
Prandaj edhe Ervini, edhe Iliri kot i gëzohen "fatit që u mbiu në derë". Ata nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse i kanë prerë mandatin vetes dhe shumë shpejt, ne do t'ju shohim fundin e ata do ‘t'i bien kokës me grushte’./Pamfleti
Lini një Përgjigje