Të protestosh kundër shqiptarëve që nuk të besojnë, nuk të votojnë, të duan para drejtësisë, duhet të kesh ushtri të madhe kriminelësh...
Në shtator, Sali Berisha pritet të arrestohet. Ky lajm i gjallë qarkullon gjithandej, pasi krimet e tij dhe pasuritë e Argitës e Shkëlzenit, shkëlqejnë përmbi mjerimin e një populli të thekur nëpër tensione azmatike e procedura të vonuara, jashtë kornizave ligjore.
Manovrat e çmendura në qasje e shpërfaqe të realitetit që vesh mantel të ri, sa herë Saliut i dobësohet guximi, shpikin avantazhe paradoksale për metodikat e vjetra, por që prej vitesh funksionojnë në formatin “tërhiq e mos këput”.
Babloku nuk u tërhoq asnjë herë para rreziqeve në mbrojtje të Sali Berishës.
Kondicionet e 4 Klaneve Mafioze, edhe pse nëpër paqëndrueshmëri të forta antiamerikane, kanë krijuar përputhshmëri me klimën hutaqe, deri në detajet ku jetesa e miqve shfaqet armiqësore dhe e armiqve miqësore.
Miqësia me perëndimorët nuk ekziston për asnjërin politikan potent.
Secili ka ca “ushtarë” ‘mish për top’, duke injektuar ndjesi në përmasa të pa parashikueshme. Sa herë votohet, fitojnë dy klane mafioze e oponencën e marrin përsipër dy klanet e tjera. Të katër bashkë, dhunojnë të drejtat njerëzore dhe u hapin hapësira lirive të krimit.
Çdo mundësi është dyshim.
Dyshohet në paaftësi të një populli varfanjak, por edhe në aftësitë e zyrtarëve për tu pasuruar si në përralla.
Episodet e absurditetit, tamposin edhe qetësimin ironik, ku hajdutët shtyjnë njëri-tjetrit në radhën e arrestimeve VIP që po, e pranojnë edhe ata vetë, se duhet të nisin këtë vjeshtë.
Në vjeshtë edhe Saliu fillon protestat.
Po kundër kujt do protestoi dhe ku e ka “ushtrinë”?!
Të protestosh kundër shqiptarëve që nuk të besojnë, nuk të votojnë, të duan para drejtësisë, duhet të kesh ushtri të madhe kriminelësh. Po mitingashët nuk janë të gjithë me Saliun, janë të ndarë në të gjitha partitë, prandaj edhe e pyesim doktorin, O Sali Zeza, ku e ke ushtrinë?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje