Sinjali i parë ka ardhur nga vetë mediat amerikane, të cilat kanë argumentuar me fakte alibinë e një spekulimi miliardash, të fshehura në aferën Rama-Kushner-Grenell.
Formula e Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen me shashka, nuk ka funksionuar në rastin e lajmit për dhënien e ishullit të Sazanit, dhëndrit të Dondald Trump, Jared Kushner.
Furtuna e ngritur dhe që po mundohet të përballohet nga puthadorët e pushtetit me argumentin se ky është një fat i madh që i ra Shqipërisë për hise, do mbajtur në këmbë dhe për këtë ka shumë arsye.
Lajmet e sponsorizuara për boom-in e turizmit shqiptar, shifrat që raportohen nga Mirela Kumbaro çdo javë për ekranet që i shërbejnë asaj dhe Edi Ramës, intervistat në rrugë dhe çdo reklamë tjetër e sponsorizuar sa "frëngu pulën", nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të turizmit, nuk pinë ujë.
Publiku shqiptar duhet të tregohet i vëmendshëm dhe forca e opinionit publik duhet të ndikoje për ta ndaluar këtë atentat që Edi Rama po i bën Shqipërisë.
Kjo, sepse, asgjë nuk është ashtu siç Edi Rama mundohet ta paraqesë. Ky nuk është për fare një investim amerikan, as strategjik dhe as me leverdi për Shqipërinë. Është vetëm përfitimi personal i një lideri autokrat, që pronat e shqiptarëve po i ndan si ti kishte të babait dhe që për pushtet personal është gati të dhurojë edhe njerëzit e familjes...
Prandaj ne duhet ta mbrojmë Sazanin!
Sinjali i parë ka ardhur nga vetë mediat amerikane, të cilat kanë argumentuar me fakte alibinë e një spekulimi miliardash, të fshehura në aferën Rama-Kushner-Grenell.
Shtypi perëndimor e ka dëshmuar shumë herë figurën e dyshimtë të dhëndrit presidencial, Kushner. Pavarësisht markës "Aman", pas së cilës po tentohet të fshihet ky investim, Jared Kushner i ka marrëveshjet e dyshimta, me lider të dyshimtë në Lindjen e Mesme kontaktet me të cilët i ka fituar gjatë kohës kur vjehrri i famshëm Trump ishte President i SHBA-ve. Pra është dikush që duhet mbajtur në objektiv dhe me rezervë përballë tundimit për ti dhënë prona shtetërore.
Së dyti, ortaku i tij, ambasadori Grenell është ku e ku më i keq se dhëndri dhe pikërisht këtu nis velloja e zezë dhe krejt e padukshme e kësaj afere.
Grenell është njeriu që ka iniciuar, lobuar dhe mbrojtur më shumë se askush tezën serbe kundër Kosovës, variantin e shkëmbimit të territoreve dhe mosnjohjen e saj. Opozita serbe ka kohë që bërtet kundër tij.
Grenell dhe Rama kanë një mik të përbashkët, dhe ky nuk është vetëm një ortak politik: Vuçiç.
Projekti që kjo qeveri e shet si amerikan nis dhe i ka fijet në Moskë. Është fëminore të besosh se pikërisht këta të tre, Rama-Vuçiç-Grenell që deri pak vite më parë donin ti falnin zemrën e Kosovës, Serbisë, tani po flasin për biznes të pastër. Hijet serbe dhe ruse mbi Edi Ramën janë të vjetra, prandaj Sazani duhet ruajtur.
Së treti kjo nuk është një lojë e bërë sot. Edi Rama e ka lëshuar skuadrën e propagandës me kohë dhe ndërmjetësimi i Auron Tares ka nisur shumë kohë përpara duke u shitur si "vizita rastësore turistike të familjes presidenciale amerikane" në Shqipërinë që, sipas këtij pushteti, është kërthiza e turizmit botëror.
Me lajme të tilla publiku ngazëllehet dhe propaganda është e sigurt që fiton.
Nga ana tjetër, ndërsa Tarja- rishtas mik i Edi Ramës - bënte foto brigjeve e u tregonte udhën "amerikanëve"; Edi Rama ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura, duke i hapur rrugës vjedhjes si kurrë më parë. Loja e investitorëve strategjik është loja me e pisët mbi trojet publike.
E fundit, Vlora dhe ishulli i Sazanit nuk janë destinacione dosido. Nuk janë as destinacione vetëm turistike. Vlora është një portë e jashtëzakonshme strategjike e Shqipërisë, dhe ishulli i Sazanit një objektiv i jashtëzakonshëm strategjik e ushtarak që do mbrojtur me çdo kusht. Jo më kot miqtë nga Moska dhe Beogradi ia kanë vënë syrin.
Prandaj Sazani do mbrojtur.
Duhet mbrojtur edhe sepse indirekt, marka e famshme "Aman" që ky Kryeministër pa dinjitet mundohet ta përdorë si pasaportë, fsheh emra oligarkësh rusë që mund ta kenë shumë të largët qitjen me marrjen e Sazanit.
Na takon ne, banorëve të Shqipërisë ta mbrojmë tokën tonë, e me shpresën në Zot, edhe me ndihmën e BE-së dhe NATOS që ky zullumqar t'i mbajë larg duart nga Shqipëria./Pamfleti
Lini një Përgjigje