Ekonomi20 Prill 2023, 17:10

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Shkruar nga Pamfleti

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja me sa do

Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur ndryshimin e çmimit të karburanteve në tregun tonë.

Në mbledhjen e sotme të Bordit u vendos që nafta të shitet me 181 lekë/litri nga 184 që ishte. Benzina do të shitet me 181 lekë/litri nga 186 lekë/litri që ishte. Gazi mbetet i pandryshuar 75 lekë/litri.

Lista e çmimeve:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 87 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

bordi nafta benzina Çmimet