TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 6 Shkurt 2026, 15:48

Euro mbyll javën "me të kuqe", shkund edhe valutat e tjera

Shkruar nga Pamfleti
Euro mbyll javën "me të kuqe", shkund edhe valutat e tjera
Foto ilustruese

Euro vijon tendencën rënëse në tregun vendas të këmbimit. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane e mbylli javën në nivelin 96.54 lekë, duke reflektuar forcimin e mëtejshëm të lekut në raport me monedhat e huaja.

Euro mbyll javën "me të kuqe", shkund edhe valutat e tjera

Të dhënat zyrtare tregojnë se, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, euro ka humbur 2.14 pikë. Rënia rezulton edhe më e theksuar në krahasim me shkurtin e vitit 2024, çka konfirmon një trend të qëndrueshëm dhe jo një luhatje afatshkurtër.

Sipas ekspertes së ekonomisë, Romina Radonshqi, zhvlerësimi i euros nuk mund të konsiderohet më episodik.

Euro mbyll javën "me të kuqe", shkund edhe valutat e tjera

“Rënia e euros është një fenomen që po thellohet vit pas viti. Nuk flasim më për luhatje të përkohshme, por për një trend të lidhur drejtpërdrejt me ofertën e lartë të euros në tregun vendas,” thekson Radonshqi për A2Cnn.

Sipas analizës ekonomike, faktori kryesor mbetet rritja e flukseve valutore që hyjnë në vend. Turizmi, remitancat dhe sektorë të tjerë që gjenerojnë të ardhura në euro kanë shtuar ndjeshëm ofertën valutore, duke ushtruar presion mbi kursin e këmbimit.

Euro mbyll javën "me të kuqe", shkund edhe valutat e tjera

“Flukset e mëdha valutore, veçanërisht nga turizmi dhe remitancat, kanë krijuar një tepricë eurosh në treg. Ky raport i pabalancuar mes ofertës dhe kërkesës shpjegon zhvlerësimin gradual të monedhës europiane,” vijon Radonshqi.

Euro mbyll javën "me të kuqe", shkund edhe valutat e tjera

Metodologjia e kursit të këmbimit bën që lëvizjet e euros të reflektohen edhe tek valutat e tjera kryesore. Aktualisht, dollari amerikan po këmbehet mesatarisht me 81.85 lekë, paundi britanik me 111.08 lekë dhe franga zvicerane me 105.23 lekë.

Ky zhvillim pasqyron forcimin e përgjithshëm të lekut, si rezultat i ofertës së lartë valutore dhe funksionimit të tregut mbi bazën e kërkesës dhe ofertës.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se deri në muajin tetor janë këmbyer rreth 11.3 miliardë euro, një nivel 2 deri në 3 herë më i lartë krahasuar me vitet 2019–2021. Ky volum i lartë transaksionesh valutore shpjegon pjesërisht presionin e vazhdueshëm mbi kursin e këmbimit.

Në mungesë të një ndryshimi strukturor në flukset valutore ose në balancën e kërkesës dhe ofertës, presioni mbi euron pritet të vijojë. Zhvillimet aktuale reflektojnë më shumë faktorë ekonomikë realë sesa lëvizje spekulative afatshkurtra, duke e vendosur kursin e këmbimit në një kontekst më të gjerë makroekonomik.

euro kursi i kembimit

Lini një Përgjigje