TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi21 Nëntor 2023, 15:54

Çfarë po ndodh me euron dhe dollarin? Monedhat në rënie të lirë

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh me euron dhe dollarin? Monedhat në rënie

Java ka nisur me rënie të monedhave kryesore në vend në raport me Lekun. Përveç Euros, një rënie të fortë ka pasur edhe Dollari amerikan.

Për ekspertët, një monedhe europiane e dobët pritet të qëndrojë e tillë edhe në vijim, për shkak se është krijuar një qëndrueshmëri konstante në raport me monedhat e tjera.

“Edhe me kalimin e sezonit turistik dhe me shumë faktorë të tjerë kemi parë që kemi të bëjmë me një kurs të qëndrueshëm afatgjatë”, tha eksperti.

Por sa i shërben ekonomisë një monedhë kombëtare dominuese në raport me valutën e huaj me të cilën këmbehet?

“Natyrisht e kanë më të lehtë shlyerjen e kredisë kur Euroja është më e lirë dhe në raport me lekun. Efekte ka edhe në treguesit e borxhit publik”, vijoi ai.

Blerjet e Bankës së Shqipërisë për rezervë valuatore kapin shifrën e 230 mln eurove nga 300 mln euro të planifikuara deri në fund të vitit 2023. Nga ana tjetër zhvlerësimi i euros nisi që në fillim të javës së shkuar, duke humbur 6 pikë këtë të martë.

Ndërkohë sipas Bankës së Shqipërisë, përshpejtimi i shpenzimeve buxhetore në fundvit mund të nxisin rritjen e monedhës europiane, teksa sipas këtij institucioni nuk parashikohen ndërhyrje të tjera në treg për të zbutur luhatshmëritë e kursit të këmbimit.

euro leke dollar

Lini një Përgjigje