TAGS-AT E JAVËS

Kronike2023-05-27 11:40:00

Operacioni i SPAK për drogë në Krujë, lihen në burg 7 prej të arrestuarve

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK për drogë në Krujë, lihen në burg 7

Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar dy ditë më parë nga SPAK per kultivim të bimëve narkotike . Për 7 prej tyre u lanë në fuqi masa e arrest ne burg. Ndërsa për 73-vjecarin Skënder Velja u caktua arrest në shtëpi për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore.

Për këtë dosje u lëshuan 13 urdhër arreste, ku 5 prej tyre vijojnë të jenë në kërkim. Hetimet kanë nisur në vitin 2020 ku rezultoi se kanabisi kultivohej në tokë shtetërore, zonë e pyllëzuar në 5 fshatra të Krujës.

Ne një prej rasteve policia sekuestroi 145 kg kanabis, e paketuar gati për shitje. 13 personat e akuzuar janë pjesë e dy grupeve dhe nga përgjimet ka rezultuar se ata komunikimet i kryenin me aplikacione dhe radio komunikuese të ngjashme me ato të policisë.

Lini një Përgjigje