TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2024-11-06 08:30:00

Donald Trump fiton zgjedhjet, mban fjalimin e parë para amerikanëve: Kemi bërë historinë!

Shkruar nga Pamfleti

 

Donald Trump fiton zgjedhjet, mban fjalimin e parë para amerikanëve:

Donald Trump kryeson bindshëm në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Teksa ka shpallur fitoren, Trump u zotua se do luftojë për Amerikën.

“Dua t’ju falënderoj të gjithve në këtë lëvizje të jashtëzakonshme që nuk është parë kurrë më parë. Tani do arrijë  një nivel të ri rëndësie të ndihmojmë vendin tonë të shërohet. Kemi bërë histori sot. Bëmë të pamundurën. Është një fitore politike. Kemi zgjedhur presidentin tuaj të 45- të dhe 47-të. Do të luftoj për ju dhe familjet tuaja! Do të arrijmë epokën e artë të Amerikës. Do ta bëjmë të madhe sërish. Do marrim 350 vota elektorale", tha Trump në nisje të fjalimit të tij. 

Ndërsa Harris e ka shtyrë fjalimin për nesër.

Republikanët janë në avantazh për të fituar edhe një shumicë në Senatin e SHBA-së, duke siguruar 51 vendet që u duhen. Ndërkohë, edhe Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollojnë republikanët me një diferencë të ngushtë. 

Donald Trump hodhi akuza për mashtrim zgjedhor në Pensilvani dhe Miçigan, por pretendimet u hodhën poshtë nga polica. 

Ne perditesim...

Lini një Përgjigje