
The voluntary failure of the EU on May 17, 2024 can also be interpreted as an ominous warning of new clashes, which proves that the Balkans can easily become an "experimental laboratory" for European-Russian relations after the end of the war. in Ukraine.
In international relations, the level of the nation-state continues to be the main actor that we must take into consideration from now on in the developments in relation to Kosovo and the diplomatic battles to secure its place within the International Community. Foreign policy is the responsibility of national governments. Supranational mechanisms, such as the EU or the Council of Europe, no matter how important they are for political life and relations between nation-states in relations within Western liberal democracies, remain dependent on the political will of national governments.
Formulations of national interests are at the center of this essay and also the result of the views given to me by the School of Realism. In this case, it does not mean that the role of other actors, such as parties, the government, as well as that of the opposition and interest groups and non-governmental organizations, is completely excluded.
Researchers in this field, in their analyzes of German politics and the Kosovo issue, have also used other documents such as: official speeches, government documents - coalition agreements or answers to parliamentary questions, as well as press releases from the federal government. EU and UN documents related to South-Eastern Europe, with emphasis on Kosovo, were also used in this range. For an empirical approach, I will refer here to the analyzes and interviews of other researchers on this topic.
National interests
The concept of national interest "is a vague concept, much misused and yet a necessary concept of politics".[1] But even in the analysis of international politics and foreign policy research, no concrete step can be taken without this term, therefore the misuse of this term is inevitable.
In the following, I am bringing some crucial views on the concept of national interest in the theoretical context of international relations.
My theoretical point of view in this regard is related to the theories of classical realism [2] and neorealism. In both theories, the concept of interest has a central meaning. The starting point of classical realism is the state as the dominant actor in the international system. Other actors play a subordinate role. The state is sovereign, it possesses - if we speak in the language of Max Weber - the monopoly of legitimate physical violence. The concept of interest is closely related to that of power.
Hans J. Morgenthau tried to use these two terms to explain laws in international relations in order to gain insight into foreign policy action. Like the theory of classical realism and that of neorealism, National Interests are treated as acts of action in the service of the state's existence.
The most important interest of states is their security, which seems to be in permanent danger. The reason for this is the international system characterized by anarchy.
A higher authority regulating the behavior of states and sanctioned by international law does not exist. This anarchy of the international state system creates permanent uncertainty for states - therefore "war is an ever-present, conditional obligation".[3] The fact that the fear of war is not universal is due to the existence of a core of practices that produce a minimum of international order: international law, the balance of power, the fear of war itself. (…)
For Morgenthau, realism “does not endow the basic concept of interest (…) with meaning that is established once and for all. The current attitude of France and Italy in relation to Kosovo, best argues this century-old postulate of Morgenthau.
The elections for the European Parliament, the permanent growth of neo-fascist sentiment in the spectrum of the French and Italian right, may have influenced the postponement of Kosovo's admission to the Council of Europe for a few months, linking all this maneuvering with the elections for the European Parliament, respectively national interests.
Neofascism, as a new political movement based on revised fascist ideologies, is gaining ground in several countries of the European Union. This phenomenon must be watched carefully, as it presents several risks for Albanians living in the EU and for Albanians in our two republics - the Republic of Albania and the Republic of Kosovo, but also for those in North Macedonia and elsewhere in the Balkans, affecting social, political and security issues.
For Gottfried-Karl Kindermann, Morgenthau's assistant and founder of Munich School neorealism, the British policy of balance represents an objective foreign policy constellation of interests that determined political action in a given historical period.
This approach considers interests as a subjective category. This is the case with neorealism. Therefore, the national interest of the state is what the politicians put in the responsible decision-making institutions. Interest is no longer determined by temporal objectivity, but by subjective interpretation by the actors involved.
Shmangia e përplasjeve të mundshme me bazë interesat nacionale Në prill Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës – që me të drejtë cilësohet si institucioni më kredibil i demokracisë paneuropiane, përmes aprovimit të raportit të diplomates së njohur greke Dora Bakoyannis, i hapi rrugë aderimit të Kosovës në këtë organizatë.
Përkundër praktikave të deritashme, me insistimin e Francës dhe Italisë, Këshilli i Europës, refuzoi ta fuste në rend dite çështjen e pranaimit të Republikës së Kosovës si anëtarin e 47 të këtij mekanizmi europian.
Për disa vëzhgues, qëndrimi i Francës dhe Italisë për ta shmangur këtë akt, pas këmbënguljes insistuese që “bazohej” në nevojën për ruajtjen e unitetit brenda Këshillit Europian, respektivisht BE-së, ka të bëjë jo vetëm me gjakimin ekstrem të diplomacisë serbe, por edhe me angazhimin e aleatëve të saj brenda BE-së, që këtë e bëjnë në emër të interesave nacionale. Ndoshta në këtë pikëvështrim duhet kërkuar arsyet reale pse pala gjermane do t’i bashkohet këtij grupimi. Gjermania duket se ka qenë e interesuar për të shmangur çfardo drame të mundshme në këtë përplasje interesash nacionale brenda BE-së. Ky fakt dëshmoi edhe një herë se, këto mosmarrëveshje nuk mund të zgjidhen dot në Bruksel.
Politika e jashtme gjermane në raport me Europën Juglindore dhe me theks Kosovën, tok me atë “evropiane” bëjnë jetë paralele, duke pretenduar që mos t’i përplasë ato kundër njëra-tjetrës në skenën ndërkombëtare. Ky tension midis politikës së jashtme të pavarur gjermane dhe politikës së jashtme të përbashkët evropiane – midis sovranitetit kombëtar dhe ndërvarësisë evropiane – ishte shkasi kryesor i animit kësaj radhe pro dyshes Francë-Itali, që po angazhoheshin në emër të gjoja interesit paneuropian, e në dëm të Kosovës.
Teza se “Kosova dështoi të përfundojë procesin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës”, i paraparë që të ndodhte më 17 maj, në dritën e zhvillimeve gjeopolitike, është jo reale. Ky është de fakto dështimi i dytë i vullnetshëm i radhës i vetë BE-së. Dështimi i parë ishte miratimi me vetëm tetë vota kundër, i raportit të senatorit zviceran Dick Marty [2011], në të cilin ngriheshin “pretendime ndaj disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për përfshirje në krimin e organizuar, përfshirë trafikimin e organeve njerëzore.” [4]
Më 30 nëntor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës bëri publik vendimin e konfirmimit të aktakuzës[5] ndaj ish kryeministrit dhe presidentit të Republikës dhe një numri ish bashkëpunëtorësh të ngushtë të tij, por akuza për trafikimin e organeve njerëzore që ishte shkas i presionit për themelimin e Dhomave të Specializuara të kësaj Gjykate, ka ra. Sidoqoftë, raporti i Dik Martit dhe vet ngritja e akuzës, cënon rëndë historinë e UÇK-së së vegjëlisë dhe përgjithsisht historinë moderne të Kosovës.
Që të dyja këto akte, që kalonin edhe si rezultat i përpjekjeve për ruajtjen dhe barazpeshimin e balancimeve gjeopolitike të BE-së me Rusinë dhe aleatët e saj në Europën Juglindore, duhet parë thjeshtë si nusprodukt i impenjimeve të pasukseshme të Europës në rajon që prej vitit 1914.
Më 17 maj 2024 u vu re se Brukseli nuk është i përgatitur ende për përballje me ndeshtrashat që po sjell rikthimi i fuqishëm i gjeopolitikës dhe imponimi nga ana e Rusisë dhe Kinës në procesin e rigrupimeve të reja në hartën e gjeopolitikës postmoderne. Ky dështim, nëse nuk korigjohet shpejt, mund t’i kushtojë shumë Europës në rirreshtimin e ri gjatë procesit të Rendit të ri Europian, që do të pasojë me përfundimin e luftës në Ukrainë.
Duke refuzuar Kosovën si anëtare e re e mundshme e KiE, BE-ja humbi garën e brendshme konvencionale për këtë pjesë të kontinentit që ka një zanafillë që me krijimin e shteteve-kombe në Europën Juglindore, e me theks me krijimin e Jugosllavisë [1918].
Rikthimi i gjeopolitikës në Ballkan
Dështimi i vullnetshëm i BE-së më 17 maj 2024 mund të interpretohet edhe si paralajmërim ogurzi me përmasa të përplasjeve të reja, e që dëshmon se Ballkani fare lehtë mund të shndërrohet në një “laborator eksperimental” për marrëdhëniet evropiano-ruse pas përmbylljes së luftës në Ukrainë.
Rizgjedhja e mundshme e Donald Trump-it më 2 nëntor sërish në postin e presidentit amerikan pritet që të ketë pasoja për sistemin e rendit global, po aq sa ka ndërkohë lufta në Ukrainë dhe rrjedhat e saj. Shumica e vëzhguesve pajtohen me këtë konstatim. Megjithatë, është e paqartë se si kjo do të reflektojë në rajone të veçanta të botës. Për sa i përket Ballkanit, që në fushatën e parë kur Trump-i po garonte për postin e presidentit [2016] nënvizohej nga vëzhguesit me të drejtë se, dy të dhëna nga “programi” i politikës së jashtme të Trump, janë të rëndësisë së veçantë: izolacionizmi i shpallur, pra kufizimi i gjerë në çështjet ndërkombëtare dhe përpjekja e dukshme për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën përmes një “miqësie mashkullore” me Presidentin Vladimir Putin.[6]
Për Dr Winfried Veit: sidoqoftë, “çështja shqiptare” nuk është i vetmi problem i pazgjidhur në Ballkan që ka potencial shpërthyes. Sipas tij, është edhe “çështja serbe”, e cila përmes kërcnimeve që vijnë nga Banjalluka, kryeqendra e “Republikës Srpska” na rikthehet në skenë. Atje, por edhe në Beograd, paralajmërimi se në OKB së shpejti [më 23 maj], do të shtrohet për miratim Rezoluta e sponzoruar nga Gjermania dhe Ruanda për gjenocidin serb në Srebrenicë dhe përgjithësisht në Bosnjë gjatë agresionit serb, ka rikthyer sërish në skenë fajkojtë e luftës. Ata fajkojë tashmë janë instaluar edhe brenda qeverisë së re serbe, si nusprodukt i zgjedhjeve të 17 dhjetorit të vitit që lamë pas. Të njëjtët lojtarë të “Lojës së Madhe” janë sërish në prapavijë: Rusia është në anën e serbëve, flamuri kombëtar i të cilëve valëvitet në mitingje, ndërsa SHBA deri më tani ka mbështetur qeverinë qendrore boshnjake në Sarajevë, e cila kategorikisht refuzon çdo ide për shkëputje. Ndërkohë në Beograd zbarkoi për të dëshmuar me më shumë forcë rikthimin e gjeopoltikës edhe presidenti i Kinës.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, mbërriti në Beograd në mbrëmjen e 7 majit për një vizitë dyditore në përpjekje për ta rritur ndikimin e Pekinit në çështjet politike dhe ekonomike të Evropës.[7] Duke u shprehur për miqësinë kinezo-serbe, ai nuk harroi të theksoi pozicionin e Kinës për Kosovën. “Kina mbështet përpjekjet e Serbisë për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial, për çështjen e Kosovës”,[8] tha me këtë rast në konferencë me media presidenti kinez.
Në këtë vizitë jo rastësisht u ngritën paralele mes Tajvanit dhe Kosovës.
Dy vizitat pasuese të zyrtarëve të lartë të DASH në Kosovë, sikur i dhënë përgjegjen e duhur jo vetëm Xi Jinping-ut, por edhe Beogradit zyrtar.
Në këtë garë për të dëshmuar se Ballkani vazhdon të jetë sferë e interesit nacional nuk ka qëndruar duarkryq as Franca. Parisi gjithsesi vazhdon të jetë i shqetësuar për ndikimin në rritje të Rusisë në Ballkan, veçanërisht përmes Serbisë dhe komuniteteve serbe në rajon. Rrjedhimisht do të ishte e pritshme që Franca të punonte për të kundërshtuar këtë ndikim përmes politikave të saj dhe bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe NATO-n. Duke shmangur madje edhe në debatin bublik kushtëzimin e Serbisë me njohjen e Republikës së Kosovës, si parakusht për ecje drejt BE-së dhe duke e imponuar të ashtuquajturin truk të NJOHJES DE FAKTO si zëvendësim për NJOHJE DE JURE, këtë rikthim të saj në Ballkan pretendon ta ketë më të lehtë. Gjithashtu ajo tutje duke cilësuar Marrëveshjen e Brukselit [shkurt 2024] dhe Aneksin e saj [mars 2024] si valid, pavarësisht refuzimit serb për ta nënshkruar dhe madje duke kaluar në heshtje edhe nulifikimin e saj me shrim [shih letrën e ish kryeministres serbe të 15 dhjetorit 2023], Franca po insiston të promovojë interesat e saj nacionale, duke mbështetur në heshtje Beogradin në projektin e tij që tashmë njohjet me nocionin politik eufemist “Bota serbe”.
Një tjetër interes gjeopolitik për Francës është menaxhimi i ndikimit në rritje të Turqisë dhe Kinës në Ballkan. Investimet ekonomike dhe prania kulturore e këtyre vendeve janë të rëndësishme, dhe Franca kërkon të balancojë këtë ndikim për të ruajtur një qasje të harmonizuar evropiane.
Në Ballkan ka kohë që pretendon të rikthehet si lojtar i madh edhe Turqia.
Ankaraja e sheh veten si një fuqi mbrojtëse për myslimanët në Ballkan dhe pasi politika e jashtme “neo-otomane” e Presidentit Erdogan dështoi në mënyrë të dëshpëruar në Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme, ai po fokusohet në Ballkan.
Në këtë garë ç’pozicion merrë Bashkimi Evropian? Që nga samiti i Selanikut [2003] me sa duket Brukseli e ka “përjashtuar vetveten”, nuk ka ndonjë rol qenësor. Mungesa e theksuar e BE-së e ka nxitur indirekt Malin e Zi të orientohet më shumë drejt Moskës (konfirmuar së fundmi nga inaugurimi i një qeverie pro ruse]. Mos të flasim për ndikimin total të Rusisë në Serbi.
Sprova që ushtroi Serbia me agresionin e 24 shtatorit 2023 dhe gara në armatim, tok me betonizimin e pozicionit serb krah Rusisë e Kinës, me gjasa që shpejt të bëhet edhe anëtare e rregullt e BREX-it, dëshmojnë se konfliktet latente në rajon po paralajmrohen më hapur. Atëherë me të drejtë shtrohet pyetja se si do të sillen SHBA-të në të ardhmen? Paralajmrimi që pati bërë Trump-i kur qe anëtarësuar Mali i Zi në NATO, tek pat bërë publike deklaratën e famshme se, SHBA-të nuk do të hynin në lufëtn e tretë botërore për Malin e Zi, është një ogur i zi për fatin e rajonit. Në rast të një shpërthimi të provokuar në shkallë më të gjerë nga Serbia, SHBA-të gjithnjë gjykojmë sikur do ët rikthehej Trump-i në Shtëpinë e Bardhë, logarit presidenti serb, fare lehtë, mund të jetë në gjendje të qëndrojë larg konfliktit.
Në përballje me rrjedhat e mundshme të historisë, kur në lojë mund të hyjë fuqishëm edhe Rusia, BE-ja duket se po rishqyrton skenarët e mundshëm për veprim pas fitores ruse në Ukrainë.
Prandaj shtohen zërat në qarqet politike dhe akademike që pledojnë që BE-ja, në rast se realizohet skenari i tërheqjes së mundshme të Amerikës, të arrijë një marrëveshje me Rusinë tani për përgjegjësinë që duhet të kenë bashkarisht në Ballkan dhe për të parandaluar një situatë si ajo në Ukrainë.[9]
Kjo sjellje e BE-së në raport me Kosovën më 17 maj 2024 duhet kuptuar se mund të jetë edhe si imponim i kësaj strategjie përafrimi me Rusinë. Në qarqet e sigurisë në Austri, shih për këtë, së fundmi po diskutohet modeli i neutralitetit austriak si rrugëdalje, i cili, kur zbatohet për Serbinë, për shembull, mund të përfaqësojë një kompromis midis afrimit evropian, duke garantuar njëkohësisht neutralitetin ushtarak. Ky kompromis, me gjasë nuk e përjashton paraprakisht idenë serbomadhe për “Botën serbe” si zgjidhje e “çështjes serbe”. Ky model, sipas Dr Winfried Vait-it mund të plotësohet me konceptin e një Evrope të rrathëve koncentrikë, në të cilën shtetet ballkanike mund të përfshihen në një unazë të jashtme pa rrezikuar interesat ruse në rajon. Kjo do të ishte sigurisht realpolitikë e pastër, por do të ishte më mirë se ideja e një konfrontimi si në Ukrainë ose edhe më keq,[10] konkludon ai.
Por, krahas këtyre qarqeve akademike që shestojnë këtë variant të trajtimit të Kosovës në përputhje me përqasjet e së ardhmes së afërt me Rusinë, përfaqësues të shkollës realiste gjykojnë se Ukraina nuk mundet asesi ta humbas luftën, jo për aq sa Perednimi vazhdon të jetë i impenjuar thellë në mbështetjen e saj. Shih për këtë, edhe Gjermania hezituese në fillim, tani është tërësisht e impenjuar, duke mos fshehur gjakimin për koordinim konform ndërgjegjësimit në rritje në Perëndim në të dy anët e Atlantikut për nevojën që Rusia, me gjithë përmasat e saj, të humbasë luftën kundër Ukrainës.
Tashmë që të dy palët në luftim e kanë të qartë se, përfundimi i kësaj lufte nuk do të vendoset në fushat dhe stepat e Donbasit, por në valët e Detit të Zi. [11] Shih për këtë, ekspertët ushtarak gjykojnë me të drejtë se vetëm atëherë kur anijet luftarake ruse të pozicionuara në portet e largëta në Detin e Zi, do të përballen me armët ukrainase me rreze të gjatë veprimi, pasi ta kenë thyer urën e Kerçit në Krime në tre pjesë, tek atëherë Rusia nuk do të jetë më në gjendje të rifurnizojë trupat e saj në të gjithë gadishullin e Krimesë.
Perendimi ndërkohë ka miratuar paketa të tëra për funizim të Ukrainës me armë moderne dhe municion. Krahas kësaj gadishmërie të hapur, Perendimi po i kalibron këto dërgesa pikërisht në mënyrë që asnjëra palë të mos mund ta fitojë apo ta humbasë këtë luftë.[12] A do të thotë kjo se aleatët po fshehin faktin se nuk janë të sigurt për fitoren e Ukrainës?
Një lojë e ngjashme duket se është bërë nga BE-ja me rastin e shmangies së agjendës për aderim të Kosovës në KiE. Parisi dhe Roma në veçanti, duan që as pala serbe e as ajo kosovare nga kjo betejë të mos duken si fituese, e më së paku pala kosovare. Qëllimi duket se është që, pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, gjithçka sërish të kthehet në rrjedhën e vet, duke rikthyer në vend madje edhe dinjitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe të gjithë mekanizmave të tij që i kishin hapur rrugë votimit formal të aderimit të Kosovës në Këshillin e Europës konform praktikës së aplikuar deri tashti në këtë rrafsh.
Cilat janë interesat e Gjermanisë në rajon?
Autori gjerman Christian Hacke përmend faktorët e mëposhtëm për të përcaktuar këtë: Situata gjeografike dhe gjeopolitike në mes të Evropës, e kaluara, qëndrimi i partnerëve dhe fqinjëve të politikës së jashtme, zhvillimet politike globale dhe vlerat e ligjit bazë.[13]
Përveç kësaj, këto interesa nacionale bazohen edhe në vlerat e politikës së jashtme që marrin në konsideratë edhe obligimet që parasheh kushtetuta, respektivisht Ligji themelor, siç e quajnë gjermanët, e që obligon politikën për: ruajtja e paqes ndërkombëtare në formën e ndalimit të luftës së agresionit (neni 26 i LTH), internacionalizmin bashkëpunues përmes mundësisë së transferimit të të drejtave sovrane shtetërore në institucionet ndërshtetërore (neni 24 LTH), ruajtjes dhe realizimit të të drejtave të njeriut (neni 1 paragrafi 2 LTH) dhe përparësisë së të drejtës ndërkombëtare (neni 25 LTH).[14]
Që prej vitit 2001 Qeveria Federale gjermane i ka ofruar raporte të rregullta vjetore Parlamentit të Gjermanisë Federale “mbi rezultatet e tyre dhe përpjekjet për të zhvilluar më tej strategjinë e përgjithshme politike dhe ekonomike për shtetet e Ballkanit dhe të gjithë Evropën Juglindore.” Në këto raporte një vend meritor ka edhe Kosova dhe çështja shqiptare në përgjithësi.
Në literaturën profesionale që hedhë dritë mbi politikën gjermane për Kosovën rol të ndjeshëm ka studjuesi Rafael Biermann. Me librin e tij voluminoz [664 faqe] me titull sinjifikativ “Vitet e praktikës në Kosovë – Dështimi i parandalimit të krizave ndërkombëtare”[15] ai paraqet në fakt një studim empiriko-analitik të parandalimit (të dështuar) të krizave në Kosovë, në të cilin ai heton shkaqet e mungesës së parandalimit të bashkësisë ndërkombëtare para shpërthimit të luftës. Sigurisht që Biermann merret edhe me politikën gjermane në Kosovë, por këtu ai paraqet vetëm një nga disa aspekte të rrjetit ndërkombëtar të marrëdhënieve në Ballkan. Sipas Biermann-it, politika ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë edhe ajo gjermane në raport me Kosovën, u karakterizua nga “abstinenca” e saj nga viti 1989 deri në vitin 1991. Suspendimi i autonomisë nga Milosheviqi kaloi në heshtje të plotë, duke u toleruar dhe trajtuar thjeshtë si çështje e brendshme e Serbisë! Edhe pas kësaj, gjatë pothuajse gjithë dekadës së apart’heijdit [1989-1999], Kosova nuk ishte çështje. “Qeveritë dhe parlamenti ishin të përqendruar në masë të madhe në Bosnjë deri në vitin 1998.”[16]
Vetëm në verën e vitit 1998, atëherë kur në skenë do të dalë UÇK-ja, kriza e Kosovës mori vëmendjen ndërkombëtare, pra edhe të palës gjermane.
Luftimet e njësive guerile të UÇK-së gjatë vitit 1997 bënë që edhe politika gjermane të përballej me konfliktin. Por edhe atëbotë, qeveria federale e bëri këtë kryesisht në koordinim me partnerët, pra kryesisht brenda kornizës së Grupit të Kontaktit që funksiononte për Ballkanin, në kuadër të kornizave të Politikës së Jashtme të Përbashkët të BE-së dhe gjithnjë e më shumë brenda NATO-s. Ngjashëm si kësaj radhe që veproi kancelari Olaf Sholc, në prag të mbledhjes së ministerialit të Këshillit të Ministrave më 17 maj 2024, edhe në prag të shpërthimit të lufëts në Kosovë, qeveria e kancelarit karizmatik Helmut Kohl, do të përpiqej të bënte çmos që të shmangte përshtypjen se Gjermania po vepronte kokë më vete.
Në një ese politike prej jo më shumë se 21 faqesh, me titull „Deutschland und die Kosovo-Krise“ [Gjermania dhe kriza e Kosovës] e publikuar në vitin 2000,[17] që ka për autor Joachim Krause, ai na i ka sjellë një varg argumentesh për arsyet reale të impenjimit gjerman në atë mënyrë. Ndërhyrja gjermane atbotë ishte gjithsesi e natyrës shumëdimensionale qoftë edhe në kontekstin ndërkombëtar të kohës. Krause tregon qartë tensionin mes politikës gjermane, evropiane dhe asaj ndërkombëtare, që duket se po rikthehet sërish në skenë.
Jo pa arsye reale politike, pesë vitet e para të dekadës së fundit të shekullit 20-të, akademik Mehmet Kraja i cilëson si “vite të humbura”. Ndërkaq vitet pasuese, deri me daljen në skenë të UÇK-së, mund të hyjnë në histori, jo vetëm si vazhdimsi e pesë viteve të para, pra si vite të humbura, por edhe më keq – një lloj pajtimi me jetën e “derrit të kënaqur”. Krejt politika e LDK-së dhe e të ashtuquajturës Alternativë kosovare atbotë, kishe degjeneruar në një lloj “refuzimi estetik” i jetës së Sokratit të vuajtur”!
Një libër tjetër me shumë interes për të hedhur dritë mbi politikën gjermane në raport me Kosovën gjithësesi është ai i Roland Friedrich –ut – „Die deutsche Außenpolitik im Kosovo-Konflikt“ botuar në vitin 2005.
Në këtë studim do të venerojmë se si, jo vetëm politika gjermane, por edhe ajo e BE-së, në raport me Kosovën ishte “ngatërruar” tërësisht. Megjithatë është me interes të potencojmë se, për autorin, shpërthimi i luftës në Kosovë nga viti 1998, përfaqëson një “hap ndoshta vendimtar në proces” drejt një “roli aktiv gjerman në menaxhimin e konflikteve ndërkombëtare”.[18]
Sipas këtij studiuesi lufta që shpërtheu në Kosovë më 1998 ishte “pika e nxehtë” për politikën e jashtme dhe të sigurisë gjermane në fund të viteve 1990.
Konkluzion i njejtë ndoshta mund të nxirret edhe tashti me dështimin e procesit të dialogut dhe të ashtuquajturit plan franko-gjerman.
Si në rastin e parë, edhe tashti, me kthesën që do të imponoi humbja e betejës gjeopolitike të BE-së në raport me Kosovën tek ju “dorëzua” Serbisë më 17 maj 2024, do të imponohet një rikthim i poltikës gjermane për tejkalimin e kësaj krize, si në aspektin e synimeve të saj në Europën Juglindore në përballje me interesat gjeopolitike ruse dhe turke, ashtu edhe në qasjen e saj shumëpalëshe. Për Roland Friedrihun, vendosja e Bundeswehr-it në Kosovë më 1999 përfaqësonte një “ndryshim paradigme”. Një ndryshim paradigme të politikës gjermane gjykoj se do paralajmrohet shpejt përmes impenjimit të qeverisë aktuale për të ndryshuar kursin e BE-së në raport me interesat e BE-së në rajon dhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në veçanti.
Le të kujtojmë faktin se, përmes aktiviteteve ushtarake dhe Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, po aq sa edhe përmes kontributit të saj në procesin e ndryshimeve të thella të skenës politike në Kosovë në prag të “Revolucionit demokratik të heshtur”, siç i cilësoj unë zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Gjermania u shndërrua nga një “aktor reaktiv” në një “fuqi formësuese politike” në Kosovë dhe rajon.
Por në rastin në fjalë, pra me rastin e shmangies së agjendës për aderim të Kosovës në Këshillin e Europës, “interesat nacionale të Kosovës dhe ato të Gjermanisë, sikur iu nënshtruan të ashtuquajturave interesa europiane, që në fakt janë interesa ruse! Prandaj kjo betejë gjeopolitike ëshët e humbur si nga Gjermania ashtu edhe nga ana e BE-së.
Në këtë rast, po të shpreheshim sipas paradigmës së Karl Kaiserit, janë “interesat evropiane ato që janë në rrezik sot në plan të parë, dhe mbetet të përcaktohet vetëm kur interesat gjermane nuk janë në harmoni me interesat e BE-së.”[19]
Krijimi i Republikës serbe 2.0 në Kosovë, që nënkupton një lloj federalizimi i saj si fazë e ndërmjetme që shpije drejt aneksimit të veriut Serbisë, gjithësesi bie ndesh me interesat nacionale të Kosovës; si akt ai cënon rënd interesin jetik të shqiptarëve si Komb, por është njëkohësisht edhe në shpërputhje të plotë me filozofinë politike të vet BE-së. Shih për këtë, dështimi i vullnetshëm i BE-së në raport me Kosovën për herë të dytë, tani me çështjen e Këshillit të Europës, imponon rishqyrtim të plotë të gjithë procesit të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar për më shumë se një dekadë nga ana e BE-së.
Përfundim
Për një kohë të gjatë, çështja e Kosovës nuk ishte një çështje e politikës europiane e rrjedhimisht as asaj gjermane. Kjo hyri në axhendën politike të BE-së dhe Gjermanisë kur në Kosovë doli në skenë UÇK-ja, ndërkaq çështja e statusit të Kosovës u bë temë vetëm në vitin 2003 si pjesë e Grupit të Kontaktit Ballkanik.
Nëse gjatë viteve të fundit Gjermania në nivel evropian dhe ndërkombëtar, tregoi përkushtim më të madh në raport me Kosovën, duke u shndërruar në avokuese e interesave të saj, duke kurorëzuar këtë ndikim përkatës në politikën perëndimore në disa procese radhas, në rastin konkret, edhe ajo u bë palë e dështimit vullnetar në përballjen gjeopolitike me Rusinë.
Në BE, me theks në Francë dhe Iali, nuk kanë shumë dilema pse Kosova vazhdon të jetë tejet e interesuar që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës: qëllimi i parë dhe themelor është të padisë Serbinë para gjykatës në Strasburg-ut për reparacionet e luftës. Shih për këtë, gjykojnë në Beograd, qeveria e Kurtit ka përcaktuar datën 12 qershor të vitit 1999 si datë të fundit për dëmshpërblimet dhe krimet e luftës. Sipas analistit serb, Zheljko Panteliq, Kurti në këtë mënyrë dëshiron të përgatisë terrenin për padi dhe informacione të reja që do ta mbështesin atë.[20]
Me qëndrimin e ashpër ndaj Kosovës, duke insistuar të imponojë Bashkësinë e Komunave Serbe si një konstrukt që do ta defunksionalizojë Republikën, në rrugën drejt aneksimit së veriut Serbisë, Perëndimi po rrezikon të krijojë përshtypjen se po insiston të zbatojë standarde të pabarabarta, që për bazë kanë interesat gjeopolitike.
Similarly, the adoption of the Resolution on genocide at the UN sponsored by Germany and Rwanda, and the expected lawsuit from Kosovo against Serbia, judge not only in Belgrade, will serve as new sparks for the destabilization of the region.
See for this, the region of Southeast Europe in general and Kosovo in particular, remain a test case for the new role of Germany in international relations and with emphasis in the shaping of the New European Order. Consequently, the accession of Kosovo to the Council of Europe in the following months, but first of all the preservation of the sovereignty of the Republic of Kosovo and the accelerated prosperity of its integration into NATO, will be the test of Germany's policy for Kosovo, and therefore the EU, where the new German alias European foreign policy takes shape and content, which is not and cannot be the beginning of the Europeanization of the foreign policy of modern Germany.
The German experience in its journey towards reunification and gradual approach in the field of sovereign thought and action, see for this, serves Kosovo a lot, which has become sovereign in full accordance with international law.
Serbia was present for 87 years in Kosovo as a colonizer. With the composition of the new government, it strongly returns to the expansive colonial mentality. Consequently, it seems to remain far from its expected transformation from the EU. The further imposition of the Power-Church-Army triangle, connected by a thousand and one threads to the Kremlin, nullifies the illusions of any expected positive change. On the contrary, the transformation of this government into a war cabinet should be the most realistic scenario possible. This process that is happening before our eyes should be an alarm of its own kind for the citizens of Serbia and South-Eastern Europe, but also for those of the EU.
Lini një Përgjigje