TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-09-13 15:39:00

Makina luksoze

Shkruar nga Pamfleti

Makina luksoze

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte.

Automjeti tip Mercedez "GLE" me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit biznesmeni i njohur Kristian Boçi në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur dhe pas aksidentit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet lagështia në dhe shpejtësia e lartë.

Pranë spitalit të Lushnjës mësojmë se dy fëmijët dhe drejtuesi janë jashtë rrezikut për jetën.

Makina luksozeMakina luksozeMakina luksozeMakina luksozeMakina luksozeMakina luksoze

Lini një Përgjigje