TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-05-12 10:12:00

PS fiton Vorën me 8010 vota, Blendi Gonxhja kandidati më i votuar me 4794 vota

Shkruar nga Pamfleti

PS fiton Vorën me 8010 vota, Blendi Gonxhja kandidati më i votuar me

Në qarkun Tiranë vijon numërimi i kutive me ritëm të lartë. Nga të dhënat e deritanishme, epërsia e PS është e madhe me 37 040 vota, në krahasim me 27 175 që ka PD-ASHM. Me këto rezultate PS do të siguronte 19 mandate ndërsa demokratët 14.

PS mori fitoren në bashkinë e Vorës, me 8010 vota. Më i votuari kandidati i PS, me 4794 vota.

E treta vjen Partia Mundësia me 4,9% të votave dhe do të siguronte një mandat, koalicioni Nisma Shqipëria bëhet me 3.1%, një mandat, PSD e Tom Doshit me 3.5% të votave një mandat. Lëvizja Bashkë me 2,85% dhe Koalicioni Euroatlantik me 1,6%.

Lini një Përgjigje