Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po dëshmon këtë të martë në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.
Gjatë momentit që u paraqit në sallën e komsionit, ish-ministri shtyu mënjanë shishen me ujë të Kuvendit dhe vendosi përpara shishen që kishte marrë me vete.
Veprimi i Beqajt ka ngritur dyshime të forta se mund të ketë frikë se i rrezikohet jeta, mirëpo nuk dihet nëse ky veprim është një mesazh që Beqaj ka tentuar ta japë në këtë mënyrë, apo një kujdes i tejshtuar për vetën e vetë, duke mos besuar as ujin që i ka servirur Kuvendi.
Që në nisje të mbledhjes Beqaj është përfshirë në debat të ashpër me kryetaren Albana Vokshi.

Lini një Përgjigje