TAGS-AT E JAVËS

Politike2023-10-24 14:06:00

Refuzoi të paraqitej në GJKKO, Berisha: Masa ndaj meje antikushtetuese, do shkoj vetëm me një kusht!

Shkruar nga Pamfleti
Refuzoi të paraqitej në GJKKO, Berisha: Masa ndaj meje
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha refuzon të përballet individualisht me drejtësinë për akuzën e korrupsionit pasiv të ngritur nga SPAK. 

Berisha e quajti masën ndaj tij antikushtetuese dhe tha se do paraqitet në GJKKO vetëm nësë gjykatësja e heq.

Në konferencën për median që nisi 30 minuta para orarit që ishte thirrur në gjykatë për tu pyetur lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ Berisha përsëriti se akuzat e tij janë politike.

Është ndryshe kjo, nuk është se unë nuk pranoj të shkoj në Gjykatë. E deklaroj me sinqeritet se unë sa herë të thirrem do të shkoj, Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë shkoj apo nuk shkoj unë,. Vendosja e kësaj mase pa marrë leje nga Parlamenti është përdhosje e ligjeve, se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë, nuk ia lejoj vetes që të shkel Kushtetutën.

Deputeti të ruajë veten të punoj, por në këtë mënyrë si e bën Rama është republika e kanabisit, e drogës”, tha Berisha.

sali berisha spak gjkko

Lini një Përgjigje